LAJMI I FUNDIT:

Pogba do t’i fitojë katër milionë euro nga kontrata e besnikërisë me Unitedin

Pogba do t’i fitojë katër milionë euro nga kontrata e besnikërisë me Unitedin
Paul Pogba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paul Pogba pritet që shumë shpejtë t’i fitojë 4 milionë euro nga Manchester United, për shkak të statusit të tij të besnikërisë ndaj klubit.

Mesfushori ka bërë të ditur ditë më parë nga Tokyo se e dëshiron largimin në këtë verë nga ‘Djajtë e Kuq’, pas interesimit nga Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint-Germain.

Pas deklaratës që javën e kaluar, tifozët e Manchester United do të jenë edhe më të nervozuar kur të kuptojnë se 26-vjeçari do të fitojë edhe një shumë të majme.


Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Pogba është i vendosur që në këtë verë të largohet nga Manchester United, e që me gjasë mund të kalojë të Real Madridi, pasi dëshiron të luajë nën urdhrat e Zinedine Zidanes.

PSG po planfikon ofertë të majme për Pogban
Lexo po ashtu PSG po planfikon ofertë të majme për Pogban

Football Leaks ka zbuluar se biznesi i ndyrë në futboll ka vendosur dy vite më parë që futbollisti të fitojë edhe një shumë të majme për shkak të besnikërisë ndaj klubit që tregon ndër vite.

Kështu, Pogba thuhet se e ka fituar këtë status te Manchester United, duke bërë që Djajtë e Kuq t’i paguajnë atij rreth 4 milionë euro. /Telegrafi/