Si çdo vit edhe këtë korrik në Lodeve të Francës u organizua Festivali Poetik, “Voix de la Méditerranée”, i sponsorizuar nga UNESCO. Ishin të ftuar më shumë se 150 artistë-poetë, shkrimtarë, artistë të arteve pamore, balerinë, muzikantë nga i gjithë Pellgu i Mesdheut.
Në ceremoninë e hapjes së festivalit, u përkujtua poeti Ali Podrimja, i cili një vit më parë humbi jetën pikërisht në këtë vend. Nuk u lanë pa përmendur dhe vargjet e tij si një testament poetik, ku poeti shprehte dëshirën të vdiste me sytë hapur duke parë nga qielli, ashtu siç ndodhi në realitet.
Poezia shqipe këtë vit përfaqësohej nga poetja Rita Petro (Filipi) nga Shqipëria dhe poeti i ri nga Kosova, Ndriçim Ademaj. Gjatë takimeve poetike iu bë një prezantim mjaft dinjitoz poezisë dhe kulturës shqipe, e veçanërisht vjetërsisë së gjuhës shqipe.
Për poetët e ftuar nga Shqipëria dhe Kosova ishin rezervuar disa takime poetike, ku leximet në gjuhën shqipe shoqëroheshin me leximet nga aktorë francezë. Mjaft interesante ishin takimet poetike në lumin plot gjelbërim të Lodeves, ku njerëzit dëgjonin me këmbët e futura në ujë.
Poezia e Rita Petros dhe e Ndriçim Ademajt u duartrokit dhe u prit me një interesim mjaft të madh nga studiuesit e poezisë, nga poetët e ftuar si dhe nga lexuesi francezë.
Në Antologjinë e botuar prej festivalit, Ndriçim Ademaj u përfshi me poezinë “Mon Amour”, ndërsa Rita Petro me vargjet e librit “Shija e instinktit”. Pasioni dhe energjia femërore, zbulim aq hapur i nënvetëdijes, guximi i poeteshës shqiptare Rita Petro për të krijuar një komunikim aq intim me lexuesin, u vlerësuan nga auditori francez si befasia e festivalit poetik 2013. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një njeri, një Akademi: Sami Frashëri sipas vajzës së tij

ÇKA ËSHTË POEZIA

Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës