Turqia po e zgjeron ndikimin ekonomik dhe kulturor në vendet e Ballkanit dhe analistët thonë se strategjia me objektiv vendet me shumicën e banorëve myslimanë, po i shqetëson disa nga aleatët perëndimorë.
Rajoni i Ballkanit ka qenë qendër e Perandorisë Otomane. Kjo trashëgimi historike e ka bërë rajonin një përparësi për partinë në pushtet në Turqi, AKP, nën drejtimin e Presidentit të rizgjedhur Recep Tayyip Erdogan.
Ndikimi në rritje i Turqisë ishte i dukshëm në ceremoninë e inaugurimit të këtij muaji të zotit Erdogan.
Ndërsa udhëheqësit e Europës Perëndimore nuk ishin të pranishëm, udhëheqës të pesë vendeve të Ballkanit morën pjesë në ceremoni.
“Për sa kohë që partia AKP ka në mendje ta rigjallërojë të shkuarën otomane, Ballkani është i rëndësishëm për ta”, thotë Profesor Istar Gozaydin, studjues për Ballkanin.
“Ballkani, si rajon, për shumë shekuj me radhë, ishte nën ndikimin dhe sundimin otoman. Unë shoh një ringjallje të identitetit islamik dhe të ndikimit turk në rajon”, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Huseyin Bagci, ekspert për Ballkanin, në Universitetin Teknik për Lindjen e Mesme në Ankara.
“Turqia është duke përdorur pushtetin e vet në kulturor, ekonomik dhe gjuhësor tek pakicat turke që jetojnë në Ballkan, për të shtuar influencën në këtë rajon.”- shton profesori Bagci.
Disa udhëheqës europianë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë çështje.
“Nuk dua që Ballkani të drejtohet nga Turqia, apo Rusia”, deklaroi në muajin maj presidenti francez Emmanuel Macron.
Erdogan u përgjigj menjëherë, duke thënë se ky koment ishte “i papërshtatshëm për një burrë shteti”.
Ekonomia turke është shumë më e fuqishme se e fqinjëve të saj në Ballkan dhe ekonomia është pikërisht arma kryesore e Ankarasë për ndikim.
“Turqia po ndërton aeroporte, po investon në disa sektorë, si p.sh. në Bullgari dhe në Rumani, si industria e tekstileve e shumë të tjera” – thotë eksperti për Ballkanin, Bagci.
Turqia po investon për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ngritjen e të vetmes kompani fluturimi shqiptare.
“Ndaj Ballkanit ekziston një politikë ekonomike agresive, e cila nuk mund të konkurrojë me Turqinë. Në Ballkan janë dy vende të mëdha që kanë ndikim. Njëra është Gjermania dhe tjetra është Turqia”, vazhdon Bagci.
Tregtia e ka ndihmuar Ankaranë t’i kapërcejë armiqësitë e së kaluarës.
“Shumë prej këtyre vendeve nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në tregun e Bashkimit Evropian, prandaj shumë prej tyre i drejtojnë sytë nga Turqia për tregti”, thotë analisti Semih Idiz, i portalit Al Monitor.
“Gjatë luftërave të fundit në Ballkan, Turqia dhe Serbia ishin në kahje të ndryshme. Të dy vendet kishin armiqësi me njëri tjetrin. Sot ne shohim që Serbia dhe Turqia kanë marrëdhënie të afërta, me gjithë mosmarrëveshjet lidhur me Kosovën dhe Bosnjën dhe për çështje të tjera të kësaj natyre. Një vend si Serbia e vlerëson miqësinë me Turqinë dhe unë mendoj se kjo është e vlefshme edhe për vende si Kroacia”, shton Idiz, duke iu referuar ngjarjeve që sollën shpërbërjen e ish Jugosllavisë.
Serbia tani është partneri kryesor tregtar i Turqisë në Ballkan, me një bilanc tregtar prej 1 miliardë dollarësh.
Shfrytëzimi i lidhjeve me popullsinë turke që jeton në Ballkan, përmes promovimit të fesë dhe kulturës, është një tjetër mjet jetik që përdoret nga Ankaraja.
“Ata janë duke përdorur fenë dhe diplomacinë. Institucione si Tika dhe Diyanet zhvillojnë punë të madhe në rajon”, thotë Gozaydin.
Tika është agjencia shtetërore turke e zhvillimit, ndërsa Diyanet është agjencia që merret me çështjet islamike si brenda edhe jashtë vendit.
Të dyja këto institucione janë në ballë të përpjekjeve për zgjerimin e ndikimit turk në Ballkan.
“Ato punojnë me autoritetet e këtyre vendeve dhe përpiqen të ndikojnë tek politika e tyre. Në Bosnje, për shembull, ata përpiqen të ndikojnë tek emërimi i autoriteteve fetare, me synimin për të bashkëpunuar me ta.” thotë Gozaydin.
Turqia ka financuar projekte për ndërtimin e xhamive në mbarë Ballkanin, përfshirë dy nga xhamitë më të mëdha të rajonit, në Shqipëri dhe në Bullgari. Fondacionet kulturore turke, po ashtu punojnë për promovimin e identitetit etnik turk.
“Por ndërsa Ankaraja ka qenë e suksesshme për të shtuar ndikimin e vet, ka shenja të shtimit të shqetësimeve për këtë “, paralajmëron Gozaydin.
“Kam takuar shumë njerëz në këto vende, si autoritete e të tjerë, të cilët janë të pakënaqur me përpjekjet e mëdha të Turqisë për të patur ndikim tek këto vende. Kjo është konsideruar si ndërhyrje në politkën e brendshme të këtyre vendeve,”- thotë Gozaydin.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u shprehën të alarmuara për politikat e Ankarasë.
“Ballkani është një rajon për të cilin kemi shqetësime të mëdha”, tha këshilltari i asaj kohe për sigurinë kombëtare, Gjenerali. H.R. McMaster.
Ankaraja i ka hedhur poshtë këto kritika, duke thënë se thjesht është duke rivendosur lidhjet kulturore shekullore dhe shton se Rusia dhe vendet europiane janë duke u përpjekur së tepërmi për të patur ndikim në Ballkan.
Në muajin maj, zyrtarë europianë zhvilluan bisedime me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Bullgari, për të ritheksuar “perspektivën europiane” të rajonit.
Duke patur parasysh historinë e viteve të kaluara me konflikte etnike dhe fetare në rajon, analistët paralajmërojnë për rrezikun e reagimeve të ashpra nacionaliste, në se Ankaraja nuk i mat hapat e saj me kujdes.
“Pakicat turke, apo myslimane, konsiderohen si një kërcënim i mundshëm nga shumica e vendeve ballkanike”, thotë analisti Bagci. “Sa më tepër forcohet identiteti mysliman, aq më shumë lëvizjet populiste kanë për t’u rritur dhe fuqizuar në Ballkan, sikurse në Gjermani dhe vende të tjera. Ekziston mundësia për konflikte”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?