Qeveria Draghi po largohet, borxhet mbeten, normat e interesit po rriten dhe primi i rrezikut për obligacionet italiane po rritet në qiell. Sa i qëndrueshëm është buxheti kombëtar italian?
Ekonomisti 80-vjeçar Vincenzo Visco ka qenë profesor universiteti dhe ministër i Financave nën Romano Prodin dhe tani është i shqetësuar për zhvillimet në tregje pas rënies së Mario Draghit.
“Situata aktuale ka një komponent të fortë politik. Zgjedhjet e reja dhe një fitore e mundshme e një të djathte radikale po i shqetësojnë tregjet”, thotë Visco.
Diferenca është diferenca midis normave të interesit për obligacionet e qeverisë gjermane dhe italiane. Në tregjet financiare kjo është një pikë referimi e rëndësishme nëse financat publike italiane janë të shëndetshme apo jo. Në fillim të javës, diferenca ishte 2.25 pikë përqindjeje, rreth dy herë e gjysmë më e lartë se në mes të shkurtit. Për shumë, ky është një sinjal alarmi.
Sepse në fillim të vitit, banka e madhe holandeze ING thoshte ende se një diferencë prej më shumë se dy pikë përqindjeje do ta çonte Italinë në një krizë financiare për shkak të borxhit të saj të lartë kombëtar – me të gjitha rreziqet e lidhura me euron.
“Për momentin nuk ka probleme të mëdha”
Nga ana tjetër, analisti italian dhe autori i librave për financat Maurizio Mazziero nuk e sheh nivelin e alarmit si maksimal.
“Për momentin nuk ka probleme të mëdha. Mund të lindin nëse diferenca kalon tre pikë përqindje”, tha Mazziero.
Sipas tij, rreziku përtej pragut tre për qind qëndron në faktin se njeriu e gjen veten në skajin e sipërm të asaj që ka përjetuar tashmë në historinë e spreadit, diferencës italiane me atë gjermane.
Gjatë krizës financiare të vitit 2011 shpjegon Mazziero, spreadi italian kishte arritur kufirin e pesë pikë përqindjeje. Aktualisht, niveli është më shumë se gjysma e tij. Por edhe analisti e shikon me shqetësim evoluimin e obligacioneve të qeverisë italiane.
Pasiguria politike shton përqindjet e kapitalizmit
Meqenëse Qeveria e Draghit është në krizë, përfitimit i obligacioneve dhjetëvjeçare ka qenë mbi 3 për qind. Niveli i normave të interesit për herë të fundit ka qenë më i lartë rreth katër vjet më parë, në tetor 2018. Përcaktuesit e zhvillimit aktual janë pasiguria politike në Itali dhe ndryshimi i politikës së normave të interesit të Bankës Qendrore Evropiane.
“Kjo politikë e re e normave të interesit priret të jetë e rrezikshme për financat publike italiane. Një shpenzim më i lartë për interesin kontribuon në rritjen e borxhit. Më pas borxhi duhet të financohet. Për ta bërë këtë, duhet të emetohet një sasi gjithnjë në rritje e letrave me vlerë të qeverisë. E cila, nga ana tjetër, rrit borxhin duke rritur shpenzimet për interesin. Më pas mund të hysh në një rreth vicioz nga i cili është shumë e vështirë të dalësh”, shprehet Mazziero.
BQE zotëron 30 për qind të borxhit publik italian
Megjithatë, ai thekson gjithashtu se “rreziku aktual për financat publike italiane është dukshëm më i ulët se sa gjatë krizës financiare të vitit 2011”. Nga njëra anë, sepse ndërkohë rreth një e treta e borxhit italian blihet nga BQE dhe prandaj nuk është i ekspozuar ndaj spekulimeve të tregut.
Nga ana tjetër, Mazziero sheh në instrumentin e ri të ndërhyrjes, Instrumentin e Mbrojtjes së Transmisionit (TPI), ndaj të cilit tashmë ka kërcënime në Gjermani se mund ta hedhin në gjyq, një mjet për të disiplinuar qeveritë shpenzuese.
“Nuk dimë ende shumë për rregullat sipas për të cilin do të zbatohet ky instrument, por është e qartë se instrumenti do të aktivizohet vetëm kur politika buxhetore është e balancuar, nëse nuk ka çekuilibër makroekonomik dhe mbi të gjitha kur politika fiskale është e orientuar drejt stabilitetit”, shton ai.
Italia në borxhe përfiton nga inflacioni
Aktualisht, inflacioni po ecën në favor të qeverisë në Romë. Si për çdo rritje çmimi, prej saj përfitojnë debitorët. Mali i borxhit të Italisë, i cili aktualisht është rreth 2.75 trilionë, të paktën po shkrihet pak këto ditë.
Dhe, më e rëndësishmja për financat publike: ekonomia italiane po rritet. Ndërsa Gjermania ngeci në zero në tremujorin e dytë, Italia shënoi rritje prej 1 për qind.
Por ish-ministri Visco ka frikë se ky zhvillim mund të dalë jashtë kontrollit kur të vijnë në pushtet partitë e djathta.
“Po të hyjnë ata në qeveri dhe, siç kanë paralajmëruar, rrisin pensionet dhe ulin taksat – kjo do të jetë e dhimbshme. Shumë e dhimbshme”, përfundon ai. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit