LAJMI I FUNDIT:

Po fluturonte ulët për të shmangur radarët, ukrainasit godasin helikopterin rus me raketën e sistemit mbrojtës kundërajror MANPADS

Po fluturonte ulët për të shmangur radarët, ukrainasit godasin helikopterin rus me raketën e sistemit mbrojtës kundërajror MANPADS

Për shkatërrimin e aeroplanëve dhe helikopterëve rusë po raportohet çdo ditë e më shumë, ndërsa rasti më i fundit vjen nga Berstove e rajonit të Donetskut në Ukrainë.

Brigada e 54-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase ka përdorur sistemin e mbrojtjes kundërajrore e njohur si MANPADS, për ta rrëzuar një helikopter ushtarak rus të tipit Mi-8, transmeton Telegrafi.

Derisa po fluturonte ulët në një zonë të gjelbëruar për të shmangur radarët, piloti nuk ishte në dijeni që ai tashmë ishte futur në cak dhe çdo moment pritej goditja.


Helikopteri po lëvizte jo me shpejtësi edhe aq të madhe kur u godit me raketë, dhe për disa qindra metra vazhdoi fluturimin pavarësisht se ishte përfshirë nga zjarri.

Piloti po zbriste edhe më poshtë duke menduar se do të arrijë ta ulë në tokë dhe të shpëtojë ekuipazhi që ishte brenda tij, por nuk ndodhi ashtu.

Fluturakja kur plotësisht u përfshi nga zjarri u përplas në tokë dhe ndodhi një shpërthim i fuqishëm, që duket se ishte nga derivati që gjendej në rezervuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori