Vendimi i fundit i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë e obligon Telekomin e Kosovës që t’ia paguajë operatorit virtual “Z Mobile” 30 milionë euro kompensim për mospërmbushje të kontratës. Po ashtu 5 milionë euro të tjera Qeveria duhet t’ia paguajë shtypshkronjës shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei”, me të njëjtën arsye për mospërmbushje të kontratës. Ndërkaq, përmes një procesi tjetër kompania “Axos” po kërkon nga shteti më shumë se 380 milionë euro kompensim për ndërprerjen e privatizimit të Telekomit
Shteti rrezikon t’i humbasë më shumë se 400 milionë euro nga vendimet e gjykatave të Arbitrazhit për shkëputje të kontratave në mes të institucioneve shtetërore, por edhe ndërmarrjeve publike me kompani të huaja dhe vendore.
Vendimi i fundit i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë ka goditur rëndë kompaninë më të madhe publike në vend, Telekomin e Kosovës (TK). Për mospërmbushje të kontratës kjo e fundit duhet t’ia kompensojë operatorit virual “Z Mobile” 30 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri“.
Po ashtu sipas vendimit të kësaj Gjykate, Telekomi i Kosovës duhet t’i ofrojë operatorit virtual edhe 100 mijë numra të tjerë, si dhe të ofrojë shërbime të internetit 3G dhe 4G.
Gjatë këtij viti shteti ka humbur edhe një betejë tjetër me shtypshkronjën shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei”. Në shkurt të vitit 2013, Shtypshkronja Shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në Gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës.
Arsyeja e ngritjes së padisë ishte – pagesat e pakryera rreth prodhimit të pasaportave biometrike.
Gjykatat ka vendosur që shteti i Kosovës duhet t’ia paguajë 4.9 milionë euro kompensim shtypshkronjës “AG Staatsdruckerei” për ndërprerje të parakohshme të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike, si dhe për disa pagesa të pakryer.
Një betejë tjetër po ashtu është në proces mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Axos”, ku kjo e fundit për shkak të ndërprerjes së procesit të privatizimit të Telekomit të Kosovës po kërkon një kompensim marramendës prej më shumë se 50 milionë eurosh. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës