LAJMI I FUNDIT:

Platforma e organizatave qytetare të Maqedonisë kërkojnë që të marrinë pjesë në përgatitjet e ligjit për PSP-në

Platforma e organizatave qytetare të Maqedonisë kërkojnë që të marrinë pjesë në përgatitjet e ligjit për PSP-në

Transparencë në procesin e miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike, sot kanë kërkuar nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsioni, të cilët theksojnë se miratimi i këtij ligji duhet të forcojë përgjegjësinë institucionale të praktikave korruptive.

“Me atë se organizatat qytetare nuk kanë qenë të kyçura në punën e grupeve punuese gjatë përgatitjes së propozim ligjit për prokurori publike, kërkojmë që Qeveria ta tërheq propozim ligjin dhe i njëjti të mos dorëzohet në Kuvend.

Gjithashtu nëse me propozim ligjin bashkohet PSP me Prokurorinë Publike, dhe me këtë rrezikohet mandati i prokurores Katica Janeva, kërkojmë që procedura për zgjedhjen e njeriut të parë të PSP-së duhet të mundësojë që përsëri të zgjidhet Janeva, të zbatohet në mënyrë transparente e cila do të mundësoj të ndiqet edhe nga qytetarët e interesuar nëpërmes mediave elektronike”, thonë nga Platforma në të cilën janë të kyçur 16 organizata.


Në rast se propozim ligji dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata kërkojnë që kryetari i grupeve punuese të organizojë debat publik nëpërmjet trupit amë ose të zbatojë debat publik në kuadër të komisionit amë në Kuvend në të cilën do të ftohen edhe përfaqësuesit e Platformës dhe persona tjerë të interesuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori