Presidenti Volodymyr Zelensky në vitin 2023 doli me një ambicie të padëgjuar në historinë e luftës: Ukraina do të sigurojë një milion dronë FPV në vitin 2024.
Njoftimi i cili pasoi zhgënjimet në fushën e betejës dhe vonesat në dërgesat e armëve amerikane, e shtyu këtë klasë të re të pazakontë armësh në ballë të përpjekjeve të Ukrainës për mbijetesë dhe reformoi luftën moderne gjatë rrugës.
Dronët janë ndërthurur me konfliktin e armatosur modern për vite përpara se presidenti rus Vladimir Putin të niste agresionin në Ukrainë në vitin 2022.
Por asnjë konflikt i mëparshëm nuk ka përfshirë përdorim kaq intensiv të dronëve në kaq shumë forma ose role, shkruan New York Times.
Pasi Ukraina mposhti përparimet ruse dhe luftimet u zhvendosën në llogore, u kuptuan cilësitë shkatërruese dhe përfitimet ekonomike të armëve me dron.
Ukraina fillimisht përdori kryesisht modele të linjës Mavic të prodhuara nga kompania kineze DJI.
Ato kanë origjinën nga dronët e lodrave të kontrolluara me radio të gjeneratave të mëparshme, por të përmirësuara me kamera të vogla, sensorë GPS, aplikacione fluturimi që mësohen lehtë dhe me bateri që rimbushen.
Të ashpra dhe relativisht të lira, ato peshonin më pak se një kilogram dhe të shoqëruara me laptopë i bënë të përshtatshme për përdorim luftarak.
Ndryshe nga shumë drone me krahë fiks, këta dronë mund të mbahen me dorë dhe të lëshohen nga kudo, përcjell Telegrafi.
Pasi Rusia nisi agresionin ushtarak, njësitë ukrainase blenë shpejt drone për zbulim, koordinim të mbështetjes nga zjarri dhe hedhjen e bombave.
Midis tyre ishte njësia e udhëhequr nga komandanti i ri Yuri Fedorenko.
Në prill 2022, një skaut që punonte në industrinë e filmit para luftës, iu bashkua njësisë dhe solli me vete dronin e tij Mavic.
Me ndihmën e një droni, Fedorenko shpejt organizoi që artileria ukrainase të godiste një pikë ruse të karburantit.
Pasi pa armiqtë përmes syrit digjital të një kuadrati të lirë, ai kuptoi se armët personale standarde nuk mjaftonin.
Ukraina filloi të eksperimentonte me një tjetër klasë të dronëve – dronët FPV.
Ata drejtoheshin nga pilotë të veshur me syze dhe shfaqnin video të drejtpërdrejtë.
Të shpejtë, të fuqishëm dhe më të lirë se Mavic, ata tërhoqën vëmendjen në mesin e vitit 2022.
Kështu Ukraina filloi të përdorë armë të ndryshme nga çfarë kishin parë ushtritë e botës më herët.
Dronët FPV kombinuan fuqinë e raketave antitank, gamën e mortajave dhe saktësinë e zjarrit snajper, por me një veçori shtesë – gatishmërinë ajrore.
Tani ata kishin armë që mund të fluturonin horizontalisht ose vertikalisht, të ndryshonin shpejtësinë ose drejtimin, të ndalonin në ajër, të shkonin nëpër qoshe dhe të rrëshqitnin nëpër dritare dhe vende tjera.
Nëse droni FPV do të fluturonte mbi objektiv, gjë që do të ishte një gabim për çdo armë tjetër, ai mund të kthehej dhe të provonte përsëri.
E gjithë kjo teksa transmetonte një video të viktimës së tij në panik.
Dronët FPV nuk ishin të aftë për zjarr të shpejtë, por në shkallë të gjerë ata ndaluan sulmet ruse, shpërthyen në llogore, gjetën artileri dhe mjete furnizimi pas linjave të armikut.
Vetëm në njësinë e Fedorenko, dronët vranë 210 mercenarë nga kompania private ushtarake Wagner, plagosën 360 të tjerë dhe shkatërruan 23 obus vetëlëvizës dhe pajisje të tjera të rënda.
Në vjeshtën e kaluar, Ukraina kishte një degë të re të forcave të armatosura të dedikuara ekskluzivisht për armët pa pilot, dhe kompania e Fedorenko ishte rritur në një batalion prej 500 ushtarësh.
Në tetor, Zelensky njoftoi se Ukraina e kishte arritur qëllimin e saj për një milion dronë disa muaj përpara afatit dhe tani mund të prodhojë deri në katër milionë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Një “mini-tornado rrëmbeu çatinë e një shtëpie” – vetëm disa orë para se stuhia Eowyn të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar
Trump nënshkruan deklasifikimin e dosjeve të John Kennedyt dhe Martin Luther Kingut
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian
Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar