LAJMI I FUNDIT:

Plani “A” dhe “B” i presidentit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Plani “A” dhe “B” i presidentit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se iniciativa e tij për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës ka krijuar dy fakte, të cilat do të jenë përcaktuese për një proces gjithëpërfshirës të krijimit të ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, që ende mbetet opsion i mundur.

Presidenti Thaçi shkruan se rikthimi i Listës Serbe në institucionet e Kosovës është dëshmi e gatishmërisë së tyre për të qenë pjesë e këtij procesi.

“Nga ana tjetër, partnerët tanë strategjikë janë zotuar se do japin ndihmën e tyre për ndryshimet kushtetuese që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Ka pajtueshmëri të plotë me SHBA-në dhe anëtarët e NATO-s që Kosova të ketë ushtri dhe askush nuk mund të vendos veto kundër saj, si dhe që ky proces duhet të ndodh sa më shpejt. Transformimi i FSK-së është i pandalshëm”, shkruan Thaçi.


Ndryshe, ideja për krijimin e ushtrisë përmes Projektligjit për FSK-në ishte në tavolinë deri sa në Kosovë erdhi zëvendësndihmës-sekretari për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit Amerikan, Hoyt Lee.

Lee takoi Thaçin e Veselin, por edhe shumicën e liderëve politikë në Kosovë. Pas këtij takimi, presidenti Thaçi u tërhoq, duke thënë se do të bëhet edhe përpjekja e fundit për të bindur Listën Serbe.

Pas kësaj edhe ambasadori amerikan doli hapur me premtimin se do të përpiqet që ta bind Listën Serbe për krijimin e ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Aktualisht, është një situatë e re. Më askush nuk po e konteston krijimin e ushtrisë së Kosovës, por si duket tash janë dy rrugë përpara.

Krijimin e ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese, si rrugë e parë. Ndërsa, në rast të dështimit të saj, krijimin e ushtrisë përmes ndryshimeve ligjore, si rrugë e dytë.

Megjithatë, ajo që mbetet e paqartë është çfarë nëse dështojnë sërish këto përpjekje të ndërkombëtarëve. Derisa nuk e thonë publikisht, dilemë mbetet ende nëse do të pajtohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e NATO-s, që Kosova ta krijojë ushtrinë përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori