LAJMI I FUNDIT:

Plaku francez 87 vjeçar përshëndet Kombëtaren

Plaku francez 87 vjeçar përshëndet Kombëtaren

Kombëtarja Shqiptare gjatë qëndrimit thuajse tre javor në Perros-Guirec, ndryshoi ritmin e jetës në qytezën e pjesës më lindore të Francës, duke bërë për vete shumë banorë vendas.

Njëri prej tyre është 87-vjeçari Georges Giamberini, një i moshuar me origjinë italiane, të cilit mbrojtësi Mërgim Mavraj i dhuroi një fanellë të Kombëtares.

Pikërisht me fanellën kuqezi në duar, Giamberini përshëndeti të gjithë delegacionin e kombëtares në momentin që po largohej përfundimisht në Perros-Guirec, pas mbylljes së ndeshjeve në Grupe që zyrtarizuan eliminimin ndoshta të pamerituar të Shqipërisë.


Shtëpia e tij përballë hotelit L’Agapa, në rrugën që të çonte drejt stadiumit Ives Le Jannou, u vizitua edhe nga Supersport që me transmetimet e drejtpërdrejta ofroi emocione të shumta nga jeta kuqezi në Perros Guirec.

Giamberini, si shumë banorë të tjerë të Perros – Guirec, në njëfarë mënyre u shndërrua në një fans i zjarrtë i Shqipërisë, sepse ngjyrat kuqezi u bënë pjesë e jetës së tij të përditshme. Një lamtumirë e përzemërt për kombëtaren që fitoi simpatinë e shumë francezëve.

Në trend Sport

Më shumë
Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Formula 1
Ylli i Francës flet para përballjes me Izraelin edhe për luftën: Nuk është ndeshje si çdo tjetër, më lëndon vrasja masive e civilëve

Ylli i Francës flet para përballjes me Izraelin edhe për luftën: Nuk është ndeshje si çdo tjetër, më lëndon vrasja masive e civilëve

Ndërkombëtare
‘Derby d'Italia’ për transferimin e Daniel Maldinit

‘Derby d'Italia’ për transferimin e Daniel Maldinit

Serie A
Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Premier League
Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Ndërkombëtare
Real Madridi nis ‘luftën’ me Barcelonën duke nisur negociatat për transferimin e Jonathan Tah

Real Madridi nis ‘luftën’ me Barcelonën duke nisur negociatat për transferimin e Jonathan Tah

La Liga
Kalo në kategori