LAJMI I FUNDIT:

Plaku 110 vjeç gjeti partneren 82 vjeçe

Plaku 110 vjeç gjeti partneren 82 vjeçe

Ahmad Mohamad Isa (110 vjeç) nga Malajzia njoftoi se ka gjetur partneren e cila është më e re se ai “vetëm” 28 vjet.

Plaku në fillim të javës së kaluar i tha gazetës Utusan Malaysia se dëshiron ta gjejë një partnere, e cila do të kujdesej dhe do të përgatiste ushqimin për të. Artikullin e kishte lexuar një plakë 82 vjeçe Sanah Ahmad, vejushë dhe nënë e katër fëmijëve.

Ajo tha se është e gatshme të kujdeset me Ahmadin dhe menjëherë kontaktoi familjen e e tij për tu takuar sa më shpejtë që është e mundur.

“Nuk ka rëndësi se çfarë grua është, mjafton të dijë të ziejë. Jetoj i vetëm. Jam i vetmuar dhe nuk mund të fle në shtratin e zbrazët”, tha Ahmad.


Ai kishte qenë i martuar katër herë. Të katër gratë i kishin vdekur derisa me të pestën u shkurorëzua.

Bashkëshortja e ardhshme e Ahmadit tha se plaku e kishte tërhequr shumë pasi i ngjante ish bashkëshortit të saj të ndjerë. Ajo tha se gjëja më intrigante është se ai ka të njëjtin emër. /Telegrafi/