LAJMI I FUNDIT:

Plagos veten derisa flinte

Plagos veten derisa flinte

Një njëmbëdhjetëvjeçar nga Alabama është plagosur derisa po flinte me revole nën jastëk.

Policëve u ka thënë se gjithmonë mban armë nën jastëk, sepse jeton në një rajon ku shpesh sulmojnë plaçkitësit, por nuk ka ditur të sqarojë pse e ka pasur revolen të zhbllokuar.

Ka pasur fat që plumbi i ka kaluar nëpër shpatull, derisa mjekët pas operacionit kanë thënë se për disa ditë do të del nga spitali.

"Vazhdimisht ua tërheqim vërejtjen njerëzve të mos mbajnë revolet nën jastëk, sepse kokat e tyre janë shënjestër, por kot. Askush nuk mendon për pasojat”, ka thënë polici i cili ka qëlluar në vendin e ngjarjes.