LAJMI I FUNDIT:

Plaçkiti bankën, mori vetëm një dollar vetëm sa për ta futur në burg

Plaçkiti bankën, mori vetëm një dollar vetëm sa për ta futur në burg

Në përpjekje për të marrë ndihmën adekuate të mjekut, Richard James Verrone (59 vjeçar) plaçkiti bankën në Karolinën e Veriut, ku vjedhi vetëm një dollar.

Në fakt Verroneit të papunë i duhej urgjent ndihma e mjekut dhe nuk kishte para për tu shëruar. Kështu që vendosi të plaçkisë bankën për t’i nxitur policët që ta arrestojnë, ku do t’i nënshtrohej shërimit falas.

Pasi hyri në bankë punëtores ia tregoi thesin në të cilin shkruante: “Jam i armatosur. Ma jep një dollarë”.

Më shumë e befasuar sesa e frikësuar, punëtorja e bankës e dëgjoi dhe ia dha paratë e kërkuara. Varrone urdhëroi punëtoren ta thërrasë policinë, ndërsa ai u ul dhe priti arrestimin me gjakftohtësi.


Policia njoftoi se ky burrë i pafat nuk ishte i armatosur, por megjithatë e arrestuan dhe e dërguan në burg, që ishte edhe qëllimi i tij. Verrone ka problem me shpinën dhe këmbën e majtë dhe pasi nuk ishte i punësuar dhe nuk kishte sigurim shëndetësor, u detyrua ta përpilojë, siç tha ai, këtë plan për t’i ndihmuar vetes. Megjithiatë, ai do të lirohet nga burgu pas një muaji, edhe pse shpresonte se do të qëndronte më gjatë pasi për shërim i nevojitet të paktën një vit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Krijesa misterioze në një pjesë malore (Video)

Krijesa misterioze në një pjesë malore (Video)

Kalo në kategori