Mbi 200 intelektualë nga Maqedonia kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
Zyrtarë nga Lidhja Social-Demokratike në pushtet e kryeministrit, Zoran Zaev, thonë se personalitetet që kanë dhënë firmën në ketë letër janë po ata që kanë kundërshtuar shumë procese në vend, përfshirë edhe ato të pajtimit ndëretnik.
Sipas tyre, ata njihen edhe si mbështetës të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.
“Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë është domosdoshmëri për zhbllokimin e procesit eurointegrues, që po zgjat tani 27 vjet. Kuptohet se edhe ne jemi për zgjidhje që nuk do të rrezikonte interesat nacionale dhe shtetërore, por me ndihmën edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë besojmë se do të arrijmë një zgjidhje të pranueshme për të dyja shtetet”, thonë nga LSDM-ja.
Intelektualët, në mesin e të cilëve, akademikë, profesorë universitarë, aktorë, mjekë dhe personalitete tjera kanë pyetur drejtuesit e institucioneve se “kush i ka autorizuar të negociojnë për emrin dhe identitetin si dhe për nënçmimin që po përjeton Maqedonia në procesin e bisedimeve”.
Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri nuk kanë mandat të ndryshojnë emrin, madje edhe vetëm për përdorim ndërkombëtar, thonë intelektualët në letrën drejtuar institucioneve.
“Rezoluta 817 e Këshillit të Sigurimit, si pikë të vetme në bisedime, parasheh dallimet rreth çështjes së emrit. Prej nga tani dolën kërkesat apo bisedimet edhe për çështjen e identitetit, për gjuhën, për akronimet, e kështu me radhë. Këta që nga fillimi i bisedimeve dolën nga mandati i tyre. Ata nuk kanë mandat që të bisedojnë për gjëra të tilla”, thotë Sollza Gërceva, një nga nënshkrueset e letrës.
Intelektualët thonë se shpejtësia me të cilën po udhëhiqet procesi, krijon perceptim të gabuar se gjoja tani është momentin që të zgjidhet kontesti.
“NATO-ja do të na pranojë në atë moment ku do ta njoftojmë se problemi është zgjidhur, nuk ka nevojë të përshpejtojmë. Këtu mendoj se kemi të bëjmë me propagandë se gjoja tani është momenti”, ka deklaruar Biljana Vankovska, profesor në Universitetin e Shkupit.
Por, reagime për çështjen e emrit ka pasur kohë më parë edhe nga intelektualët shqiptarë, megjithatë kërkesat e tyre janë të kundërta me ato të intelektualëve maqedonas.
Ata kërkojnë përfshirjen edhe të shqiptarëve në bisedimet për emrit, duke theksuar se për ta është e papranueshme çfarë do qoftë zgjidhje e cila nuk do të pasqyronte realitetin demografik në Maqedoni.
“Roli i shqiptarëve, sa i përket negociatave për çështjen e emrit, duhet të jetë vendimtar pasi Maqedonia edhe pse është përcaktuar apo deklaruar si shtet unitar, në realitet Maqedonia është shtet binacional dhe ky fakt apo gjendja në terren, duhet të reflektohet në emrin e ri të Maqedonisë”, ka deklaruar Shpëtim Pollozhani, nga Forumi i Intelektualëve Shqiptarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia nis hetimet
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka "u harrua"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite