LAJMI I FUNDIT:

Picat në Napoli janë pjekur nga drunjtë e varrezave

Picat në Napoli janë pjekur nga drunjtë e varrezave

Gjykatat italiane dyshojnë se disa piceri në qytetin e Napolit kanë pjekur picat në furrat të cilat kanë përdorur dërrasat e arkivoleve të gropuara në varrezat lokale.

Gazeta italiane Il Giornale shkruan se hetuesit italianë kanë filluar t’i kontrollojnë mijëra piceri dhe furra të vogla në Napoli pas dyshimeve se pronarët po përdorin drunjtë e arkivoleve për djegie.

“Pica, njëri prej simboleve të Napolit, është rrezikuar pas dyshimeve se ajo po piqet me copa arkivoli,” shkruan Il Giornale.

Varrezat e Napolit janë vënë në shënjestër të hajnave, të cilët vetëm vitin e kaluar kanë vjedhur rreth 5.000 vazo për lule nga varrezat. Sipas traditës, pica napolitane duhet të piqet në furrë guri me prush druri. /Telegrafi/