Pesë vjet pa Presidentin Rugova
Njerëz të mëdhenjtë të letrave në nivele botërore kanë shkruar se mësuesja më e madhe për një popull është vetë historia e tij, pra e atij populli. Parë nga ky këndvështrim vërtet shumë popuj të botës kanë mësuar dhe përparuar duke u bazuar në këtë premisë të fortë dhe të qëndrueshme.
Me gjasë edhe ne populli shqiptarë duke pasur një histori të vrullshme, kuptohet me dy anë të medaljes, patëm menduar se mësimet e marra nga e kaluara do të na sjellin shumë përpara që të jemi pjesë e një të ardhmeje të sigurt dhe të mirëqenshme. Nisur nga kjo doktrinë e të mësuarit nga e kaluara, pra historia, fillet e para u vendosën në fillim të viteve të 90-ta kur në truallin shqiptarë shpërtheu vrulli dhe dëshira që më në fund të jemi fitues nga të mësuarit dhe mësimet e marra nga e kaluara e jonë që ishte shumë tronditëse në shumë faza historike prej kohës së paraardhësve tanë Ilirëve, të cilët fatkeqësisht me fise dhe principata më vonë, më shumë e dërmuan veten e tyre se sa armiqtë e shumtë. Dihet se atëbotë humben shumë territore e kjo e tëra vazhdoi edhe me okupimet fatkeqe turke, bizantine dhe më në fund atyre serbo-sllave.
Duke parë të gjitha këto anomali tonat më në fund doli një zë i kthjellët po si uji i Burimit të Istogut, i cili i rrethuar me një elitë kombëtare shqiptare filloi rrugën e mundimshme por të sigurt që më në fund me mësimet nga pësimet tona historike të gjendet rrugëdalja dhe shqiptarët të jenë fituesit e shekullit të 20, duke sjellë ekuilibrin në Evropën Juglindore, siç e quante gjithherë ai zë i lindur në Cerrcën e Istogut, pra të Dardanisë.
Filozofia dhe vizioni i këtij zëri të matur, të dashur, të ngadalshëm dhe shumë të kthjelltë fitoi zemrat e miliona shqiptarëve, fitoi dashurinë dhe adhurimin, fitoi dallgën shqiptare se më në fund Zoti paska krijuar dhe dërguar një shqiptar që me filozofinë dhe urtinë e tij së pari ka ndërmend që shqiptarët të i mbushi mend se vetëm të bashkuar dhe jo të përçarë mund të dalin fitues në fushëbetejë me armiq të mëdhenj përreth tokave tona. Ky zë që lëvizi dhe vuri në ecje mendjet shqiptare për një të ardhme më të mirë dhe për një progres shtetëformues për Kosovën ishte ai i të Madhit të Kombit shqiptarë, Ibrahim Ukë Rugovës, të lindur rrënxë Bjeshkëve të Nëmura dhe lumit me ujë të kthjelltë mu si mendja e tij, Burimit të Istogut.
Primare për këtë burrështetas, inspirues dhe realizues i pavarësisë së shtetit të dytë shqiptarë në Evropë ishte maturia, durimi dhe dashuria ndërshqiptare, ngase rezultati i dalë nga këto të arritura do të jetë e mira kombëtare për trojet tona, populli u bashkua si një, funksiononte shteti brenda represionit serbo-sllav, zëri i Kosovës dëgjohej në Bruksel dhe Washington, bota mahnitej, por edhe njëherësh përgatitej që ta çoj në fund rrugën e nisur nga Ibrahim Rugova, President i zgjedhur me vota të popullit, gjë e cila edhe do të ndodhte më vonë.
Sa mirë dhe sa shumë bëri që ne të jemi një të bashkuar dhe të vendosur në idenë dhe vizionin e tij, ai kishte urtësinë – populli u urtësua; ai kishte mirësinë – populli u mirësua; ai kishte vendosmërinë – populli ishte i vendosur; ai kishte edukatë familjare dhe njerëzore – populli u bë po ashtu i qetë; ai nuk shante askënd – populli ndiqte rrugën tij; ai ishte kombëtarë dhe nacionalistë i fortë modern – populli ishte i tillë; ai nuk vidhte -populli punonte dhe angazhohej pa pagesa në mbajtjen e Institucioneve; ai ishte i vendosur në pavarësi – populli e ndiqte pas me fanatizëm; ai krijoi mikun më të madh shqiptarë SHBA-të – populli ishte miku më i madh i SHBA-ve; ai krijoi Ushtri dhe Ushtria shqiptare përgatitej për luftë; dhe ai krijoi vetëdijen shtetëformuese – populli shqiptarë formonte shtetin e pavarur Republikën e Kosovës.
Athua mos ndodhi diç tjetër më vonë pas lirisë në Kosovë, athua mos u kthyem në histori të kaluar duke harruar mësimet që i morëm nga ai, vërtet ndodhi diç e padëshiruar, iu kthyem mosdurimit ndërmjet vetes, iu kthyem të keqes dhe lakmisë për bajraqe, lakmisë për dhunë dhe për diktaturë, por tani më jo të të huajve, por diktaturës alla-shqiptare.
Me 21 janar 2006 vdiq Njeriu që i deshi të mirën kombit, Njeriu që shqiptarët deshi të i bëj faktorë kyç në politikën euro-juglindore, Njeriu që sa ishte gjallë nuk ishte vetëm Kryetarë i LDK-së, por ishte Presidentë i të gjithë qytetarëve të Kosovës, ai votohej gjithherë me shumicë, ngase ishte Shqiptari më i denjë i kauzës sonë të ardhmërisë. Nuk pajtohem se vetëm LDK-ja ishte e tij, jo asnjëherë, të gjitha partitë që lindën më pas ishin të dala nga mundësia që ai kishte krijuar për të gjithë, ai ishte i Pari i shqiptarëve jo vetëm të Kosovës po i të gjitha trojeve etnike. Ibrahim Rugova ishte Presidenti i shqiptarëve dhe i adhuruari i botës demokratike, Njeri i shekujve të historisë së shkruar moderne.
Me 21 Janar të vitit 2006 shqiptarët me varg milionësh kishin dal bulevardeve të Prishtinës për t’ia dhënë lamtumirën e fundit. Burrështetas nga mbarë bota demokratike ishin në varrim, shqiptarët me lot në sy thoshin me veten e tyre “po si dhe çfarë pas tij, kush dhe mozomakeq do të na udhëheq”, e shumë mendime tjera që më vonë do të jenë realitet të përditshmërisë sonë jo të mirë.
Eh, na la keq Presidenti Rugova, ishim mësuar që me zërin dhe veprimin e tij të ecnin punët mbarë, nuk ishte lehtë të vazhdohej pa praninë e tij fizike, pa urtësinë dhe kombetarizmën e tij. Pesë vjet u bënë pa udhërrëfyesin dhe udhë-realizuesin e çështjes së Kosovës, por tani po shihet se kanë mbetur shumë punë pa u kryer nga pasardhësit e tij partiakë dhe institucionalë. Të gjithë po thirren në emër të tij, po thuaj të gjithë po punojnë anti vizionit të tij. Mjerim dhe mallkim njëherësh, vardisje dhe mashtrim më pas, deri kur ne shqiptarët do jemi pa histori të mirëfilltë vetanake?!
Të rinj dhe të reja të Kosovës, ardhmërinë e shtetit duhet ta çoni në vend, vizionin e Presidentit Ibrahim Rugova, duhet ta zyrtarizoni Flamurin Dardanë dhe Himnin e Dardanisë të projektuar nga projektuesi dhe realizuesi i shtetësisë së Republikës sonë të pavarur, sepse ju jeni nipërit dhe mbesat e Dr. Ibrahim Rugovës.
Të deshëm, të duam dhe do të të duam gjithherë, o Ibrahim Rugova, ngase do jesh gjithherë në mendjet tona…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin