LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjet merr pagë pa punuar

Pesë vjet merr pagë pa punuar

Anthony Armatis (30-vjeçar) nga shteti amerikan Ilinois, ka pranuar se ka marrë më shumë se 470.000 dollarë pagë nga një firmë e New Jerseyt – për të cilën nuk kishte punuar kurrë.

Amatis në gjyq ka pranuar fajin për vjedhje – ndërsa prokurorët kanë dëshmuar se, në shtator të vitit 2002, ai kishte konkurruar për punë në firmën Avia mirëpo më pas kishte ndërruar mendje.

Sistemi kompjuterik i firmës, megjithatë, e kishte regjistruar emrin e tij në listën e të punësuarve. Paratë, në emër të pagës kishin arritur në xhirollogarinë e Armatisit deri në shkurt të vitit 2007, kur auditorët e firmës kishin vërejtur këtë gabim.

Prokurorët kanë kërkuar dënim prej 6 vjetësh për Amatis dhe kthimin e parave, ndërsa vendimi i gjyqit pritet të shpallet më 8 janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/