Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk ka pse flet për dialog të ri kur deputetët nuk e kanë diskutuar dialogun ‘e vjetër’.
Përveç kësaj, përcjell Telegrafi, Kurti ka thënë se në Kuvend të Kosovës nuk duhet të diskutohet për ecurinë e dialogut të ri dhe siguresat e tij, pa e marrë së pari qeveria barrën e provës së argumentimit pse na nevojitet ky dialog mu tash dhe çka është domethënia e tij.
Në këtë drejtim, siç ka shtuar Kurti, këtu duhet përfshirë edhe sqarimin e kuptimit të saktë të shprehjeve si “normalizim i plotë”, “normalizim”, “marrëveshje ligjërisht e obligueshme”, “kompromis i dhimbshëm” etj.
Përmes postimit në Facebook, Kurti ka përmendur edhe tri pika të tjera, të cilat sipas tij duhet të jenë në konsideratë kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë.
Postimi i plotë:
5 pika për dialogun në Kuvend
1. Kuvendi i Kosovës nuk ka pse flet për dialog të ri kur ne deputetët nuk e diskutuam dialogun ‘e vjetër’.
Nuk bën të vrapohet në dialog të ri me Serbinë pa shqyrtuar premisat, procesin, marrëveshjet, zbatimet si dhe rezultatet e dialogut 2011-2017. Aq më tepër që Qeveria e ka sjellur një material me 38 faqe mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Ky material duhet diskutuar e shqyrtuar paraprakisht.
2. Në Kuvend të Kosovës nuk duhet të diskutohet për ecurinë e dialogut të ri dhe siguresat e tij, pa e marrë së pari qeveria barrën e provës së argumentimit pse na nevojitet ky dialog mu tash dhe çka është domethënia e tij. Këtu duhet përfshirë edhe sqarimin e kuptimit të saktë të shprehjeve si “normalizim i plotë”, “normalizim”, “marrëveshje ligjërisht e obligueshme”, “kompromis i dhimbshëm” etj.
3. Rendi i duhur i gjërave është që ne duhet t’i shtrojmë zyrtarisht kërkesa Serbisë, e pastaj ajo le të kërkojë dialog me neve. Serbia na ka aq shumë borxh, ne kemi se çka i kërkojmë asaj, apo jo? Prandaj, Kuvendi i Kosovës duhet që paraprakisht të diskutojë dhe miratojë kërkesat e Republikës së Kosovës ndaj Republikës së Serbisë.
4. Marrëveshja kryesore e Brukselit, ajo e 25 gushtit 2015, doli të jetë anti-kushtetuese. Secili prej shtatë kapitujve të ‘Zajednicës’ e ka shkelur Kushtetutën në gjithsej 23 nene! A nuk do të duhej të diskutojmë për përgjegjësinë politike, institucionale, morale etj. të akterëve? Ata zyrtarë e politikanë kosovarë që po insistojnë për këtë dialog të ri janë pak a shumë ata që e mbështetën ‘Zajednicën’.
5. Pa mandatin e Kuvendit të Republikës, presidenti aktual e nisi dialogun e ri me Serbinë. Shpërfilli karakterin e republikës sonë parlamentare dhe jo vetëm. Thaçi takoi Vuçiqin e Serbisë pak ditë pasi takoi Medvedevin e Rusisë me ç’rast deklaroi “Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.” Presidenti nuk duhet të jetë informator. Kuvendi i Kosovës që mbledh përfaqësuesit e popullit duhet ta trajtojë aventurën personale të presidentit dhe të marrë qëndrim për veprimet e tij pa mandat dhe sjelljen e tij pa integritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës