Lufta në Ukrainë, në veçanti në një pjesë në lindje të vendit nga dita në ditë po bëhet çdo herë e më e rëndë, e analisti dhe korrespondenti i BBC-së, Jonathan Beale, ka analizuar se çfarë mund të vente në lëvizje gjërat në favor të njërës apo palës tjetër në këtë luftë.
Edhe pse sipas tij Rusia akoma është dominuese për faktin se ka ushtri më të fuqishme, ajo nuk ka arritur ta sigurojë as për së afërmi fitoren e shpejtë që e kishte planifikuar.
Për shkak të kësaj, në këtë fazë të luftës mund të flitet për disa momente kyçe që do të mund të vënin luftën në favor të njërës apo tjetrës palë, transmeton Telegrafi.
Fituesit dhe humbësit
Në veri të vendit, kundërsulmet ukrainase kanë arritur me sukses të zmbrapsin forcat ruse rreth Kharkivit. Në anën tjetër, Rusia në jug ka marrë kontrollin e plotë mbi qytetin port Mariupol.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Mariupol dhe Kharkiv tregon shumë për këtë luftë. Shifrat e larta të humbjeve dhe fitoreve tani po përsëriten në lindje të vendit. Rusia po krijon një avancim shumë të vogël në Donbas. Megjithatë, edhe ajo po ballafaqohet me mossuksese, në veçanti kur janë shkatërruar qindra mjete të blinduara që tentuan të kalojnë lumin në veri të Donetskut”, thuhet në analizë.
“Përparësitë” e Rusisë
Në lindje të Ukrainës, armët dominuese në luftime janë pikërisht artileria. Ish-brigadieri i ushtrisë britanike Ben Barry ka deklaruar se pikërisht kjo artileri do të jetë kyçe në Donbas në periudhën e ardhshme.
“Ai parashikon që artileria do të jetë shkaku kryesor për viktima nga të dyja palët, gjatë javëve të ardhshme apo muajve. Zyrtarët perëndimor kanë theksuar humbje të konsiderueshme të rusëve”, thuhet ndër tjera.
Edhe pse Ukraina po merr armë të rënda nga Perëndimi, përfshirë ato amerikane M777, nuk ka arritur që plotësisht ta dëbojë Rusinë.
Taktika
Një segment tjetër i rëndësishëm në Donas është vetë taktika që përdorë njëra apo tjetër palë. Rusia përdor artilerinë e saj dhe raketahedhësit, për të “lidhur” forcat ukrainase që janë mbledhur dhe tejet mirë të përgatitura në linjën e parë mbrojtëse.
“Rusia po bën presion nga dy drejtime – nga Izumi në veri dhe perëndim rreth qytetit Donetskut. Kanë bërë një avancim të kufizuar në të dy drejtimet”, thekson analisti.
Gjithashtu, analistët ushtarak theksojnë sesi Rusia po tenton të shkatërrojë plotësisht forcat ukrainase në këtë rajon – duke i detyruar të koncentrojnë forcat në pikat kyçe, por deri më tani ata janë mbrojtur tejet mirë dhe rusët për asnjë moment nuk e kanë realizuar qëllimin.
“Forcat Frankenshtajn” të Rusisë
Edhe pse zyrtarët rusë pretendojnë se ky shtet nuk ka probleme me njësi ushtarake – ekspertët ushtarakë theksojnë sesi Rusisë i mungon dukshëm numri i ushtarëve që do të ishin të nevojshëm për avancim më të madh në lindje.
Kohezioni i njësive dhe morali brenda ushtrisë ruse për këtë arsye do të jetë shumë i dobët.
“Ekzistojnë shumë pak gjasa që grumbullimi i forcave në Kharkiv dhe Mariupol do të bëjnë ndryshimin. Rusisë akoma i mungon personeli, në veçanti këmbësoria. Rusia ka tentuar të rekonstruktoj dhe kombinojë disa prej njësive të saj të shkatërruara që edhe për shkak të kësaj quhen njësitë Frankenshtajn”, thuhet ndër tjera.
“Një vlerësim i fundit ministria britanike e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, tregon se komandantët rusë po ballafaqohen me presionin e madh që të realizojnë shpejt rezultate dhe për këtë sigurisht do t’i shpërndajë forca pa kurrfarë pajisje adekuate”, shkruan BBC.
Lufta e gjatë
Në fund të analizës, BBC thekson se askush nuk mendon se lufta në Ukrainë do të marrë fund së shpejti.
“Rusia po avancon shumë – madje tejet ngadalë. Pakkush beson se epilogu i luftës do të varet nga fuqia ushtarake”, thuhet në përfundimin e analizës së BBC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Një “mini-tornado rrëmbeu çatinë e një shtëpie” – vetëm disa orë para se stuhia Eowyn të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë