LAJMI I FUNDIT:

Pesë ditë i ngujuar në banjë

Pesë ditë i ngujuar në banjë

Aktori komik amerikan Mark Malkoff qëndroi i ngujuar në banjën e apartamentit të tij në New York prej 23 deri më 28 gusht. Jo, kjo nuk ishte fatkeqësi - Marku u ngujua me qëllim për tu shëruar nga varshmëria prej internetit.

Mark thotë se varshmëria e tij për internetin ka kaluar të gjithë kufijtë kështu që vendi i vetëm për “detoksikim” ishte banja.

Pesë ditë i kaloi i mbyllur në atë hapësirë, ndërsa në vend të surfimit në internet ai u kënaq duke lexuar libra. Në banjo ai po ashtu hëngri dhe piu, ndërsa fjeti në vaskë. Kur pas pesë ditësh doli nga banja, Malkoff tha: “Vërtetë më ka ndihmuar. Më shumë njerëz duhet ta provojnë këtë”. /Telegrafi/