Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Për miliona amerikanë, Donald Trumpi – një nga pretendentët kryesorë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit – nuk ka bërë shaka kur ka thënë se, nëse rizgjedhet, ai dëshiron të bëhet diktator që në ditën e parë. Në fund të fundit, ishte përpjekur të përmbyste zgjedhjet e vitit 2020, ndërsa mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin për ta ndaluar fituesin për ta marrë pushtetin. Prandaj, kundërshtarët e Trumpit e përshëndetën vendimin e Gjykatës së Lartë të Kolorados për ta hequr më 2024 nga fletëvotimet e shtetit, kjo për shkak të rolit të tij të dyshuar për sulmin në Kapitol.
Në shkurt, Gjykata e Lartë e ShBA-së do ta dëgjojë çështjen dhe mund ta përjashtojë Trumpin nga fletëvotimet. Shumëkush mendon se duhet të veprojë kështu. Por, teksa frika legjitime gëlon nga ajo se presidenca e dytë e Trumpit mund të shkatërrojë në mënyrë të pariparueshme demokracinë amerikane, një rast jo shumë i ngjashëm – ai i Turqisë nën presidentin Recep Tayyip Erdoğan – ofron një tregim paralajmërues se sa larg duhet të shkohet për ta ndaluar një autokrat të padëshiruar.
Si dikush që ka lindur në Turqi, në vendin që ka degjeneruar në autokraci nën një populist të ngjashëm me Trumpin, e di fort mirë se kur populisti kërcënon të çmontojë demokracinë, për këtë ne duhet ta besojmë.
Përpara se të merrte frenat e vendit, Erdoğani në mënyrë të famshme tha se demokracia është tramvaji nga ku zbret kur e arrin destinacionin tënd. Pasi kishte grumbulluar mjaftueshëm fuqi, ai me të vërtetë zbriti nga tramvaji i demokracisë. Nuk ishin vetëm njerëz si unë që vazhduan të votojnë për të – pavarësisht flamujve të kuq të hershëm që hapën rrugën për kthesën autoritare të vendit. Edhe kundërshtarët e ndihmuan të arrinte në atë destinacion.
Populistët nuk dalin nga hiçi. Në rritjen e tyre ndihmon mungesa e besimit të publikut në institucionet demokratike. Populistët e admirojnë atë zhgënjim, duke i cilësuar institucionet e demokracisë liberale, si gjykatat, si krijesa të një elite të korruptuar egoiste, ndërsa veten e paraqesin si viktimë të tyre.
Duke u thirr te viktimizimi, kjo e forcoi karrierën politike të Erdoğanit. Momenti kyç në mandatin e tij të gjatë ishte viti 1998, kur u popullarizua si kryetar islamik i Stambollit. U dënua me 10 muaj burg dhe u ndalua nga politika për recitimin e një poezie të cilën struktura laike e shihte si kërcënim për Kushtetutën. Erdoğani i kapitalizoi katër muajt që shërbeu në burg, për t’u paraqitur si demokrati i vërtetë, duke bërë luftë në emër të “popullit” kundër një institucioni autoritar që përdorte gjykatat për të ndjekur ata që kërkonin sfidimin e statusit të tyre të privilegjuar. Thirrja ndaj viktimizimit e ndihmoi Erdoğanin të merrte më shumë vota në zgjedhjet e vitit 2002 [me partinë e re AKP] – përtej bazës së mëparshme islamike [partisë Millî Görüş].
Një tjetër pikë kthese ishte viti 2007, kur partia e Erdoğanit zgjodhi Abdullah Gülin, politikanin me rrënjë në islamizëm, si kandidatin e tij për president. Ky veprim e vendosi Erdoğanin – në atë kohë kryeministër – në një kurs të përplasjes me ushtrinë laike të Turqisë e cila e kërcënoi të ndërhynte për të bllokuar kandidaturën e Gylit. Për ta parandaluar kuorumin, Partia kryesore e opozitës laike e bojkotoi raundin e parë të votimit në Parlament – që dikur zgjidhte presidentin – dhe i bëri kërkesë Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar atë. Gjykata e mori këtë parasysh.
Për të përfituar nga ndjesia e viktimizimit mes mbështetësve të vet, Erdoğani i kërkoi zgjedhjet e parakohshme dhe e siguroi një fitore të madhe. Ajo që ishte projektuar të ishte lëvizje e kundërshtarëve të Erdoğanit për ta mposhtur, përfundoi duke forcuar autokratin aspirues. Ai i përdori këto përpjekje për të legjitimuar burgosjen e kundërshtarëve të vet nëpërmjet gjyqeve të rreme, duke i mbushur institucionet e vendit me besnikët dhe duke e mbytur shtypin e duke i ngarkuar mediat që e kritikonin me dënime të mëdha për “parregullsitë” e supozuara “tatimore”.
Turqia dhe ShBA-ja sigurisht që janë raste të ndryshme. Por, kontekstet e ngjashme kanë ngritur populistët e tyre: polarizimi dhe mosbesimi në institucionet demokratike. Erdoğani i shfrytëzoi këto për ta kthyer demokracinë e papërsosur të Turqisë në një autokraci. Nuk është larg mendsh, siç ishte më parë, të imagjinosh një skenar të ngjashëm në ShBA. Gjykata e Lartë e ShBA-së me siguri mund të zgjidh problemin e Amerikës me Trumpin, duke e diskualifikuar atë nga fletëvotimet. Megjithatë, kjo vetëm do t’i forconte forcat që në radhë të parë e hapën rrugën për ngritjen e tij, pavarësisht se sa i shëndoshë – në aspektin ligjor – mund të jetë vendimi i gjykatës. Sepse, kush mund të garantojë se nuk do të ketë një Trump tjetër?
Në vend të kësaj, në nëntor të vitit 2024 Amerika ka nevojë për atë që politika turke nuk arriti të japë në zgjedhjet e majit të vitit 2023: jehonën e humbjes popullore të populizmit autokratik. Kur masat e vënë në dyshim legjitimitetin e sistemit, autokracia më së miri refuzohet në kutinë e votimit – jo në sallën e gjyqit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje