LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për masat ekonomike të Qeverisë

Përplasje në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për masat ekonomike të Qeverisë

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM, kanë vazhduar me përplasjet në lidhje me masat ekonomike, të cilat qeveria i miratoi për të zbutur pasojat ekonomike nga pandemia e coronavirusit.

Nga LSDM thonë se ata e mbështesin pakon e dytë të masave ekonomike të qeverisë, me të cilat sipas tyre, synohet zbutja e rënies ekonomike, kur përfshihen edhe qytetarët, punëtorët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Sigurojmë mbështetje financiare për pagat e punëtorëve nga firmat e prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike, pagë minimale prej 14,500 denarë për muajin prill dhe maj për secilin punonjës. Për qytetarët që e kanë humbur punën për shkak të krizës, shteti do të paguajë pagën mujore prej 50 për qind të pagës mesatare të punonjësit në 24 muajt e fundit. Për të gjithë punonjësit sportivë të punësuar në shoqatat sportive, si dhe për artistët e pavarur është siguruar pagë minimale prej 14,500 denarë për muajt prill dhe maj, si dhe kontribute nga Ministria e Kulturës”, thonë nga LSDM.


Ndërsa nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thonë se masat ekonomike të qeverisë i kanë lënë mijëra qytetarë pa të ardhura.

“33.000 punëtorë në sektorin e turizmit dhe hotelierisë, ku bëjnë pjesë: hotele, restorante, kafene nuk do të marrin ndihmë nga shteti për pagesë të rrogës. Në vend se me masa reale, LSDM i gënjen qytetarët me improvizime. Masat të cilat i propozuan fillojnë nga prilli, marsi nuk është mbuluar, ndërkaq ky është muaji në të cilin filloi kriza”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti kërkojnë që qeveria urgjentisht të mbulojë 50 përqind të pagës së punëtorëve.

“Pushteti t’i shkurtojë shpenzimet joproduktive tek të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe mjetet të rikahëzohen për shëndetësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, qeveria para disa ditësh miratoi masën e dytë ekonomike, me të cilën parashihet shkurtim i pagës së funksionarëve qeveritarë, të zgjedhur dhe të emëruar. Të njëjtit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori