LAJMI I FUNDIT:

Përkundër thirrjes së profesionistëve shëndetësor, vazhdon hezitimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me AstraZeneca

Përkundër thirrjes së profesionistëve shëndetësor, vazhdon hezitimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me AstraZeneca
Foto: Arkiv

Procesi i imunizimit po vazhdon normalisht në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.  Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaft i vogël.

Nga 18 mijë të vaksinuar sa kishte të regjistruar gjatë javës së kaluar, këtë javë nga e hëna e deri sot, numri i të vaksinuarve është rreth 4 mijë qytetarë.

Njëri nga qytetarët që u vaksinua sot ndihet i kënaqur me shërbimet që ofrohen këtu duke potencuar se janë mjaft efikase.


Mirëpo pati edhe të atillë të cilët edhe pse kishin zgjedhur të vaksinohen, nuk e bënë një gjë të tillë, në momentin kur nga punëtorët shëndetësor ju tha se vaksinë Pfizer nuk ka për dozën e parë.

“Këtë javë interesimi për vaksinim ka qenë më i vogël. Kemi punuar me doza të para AstraZeneca dhe me doza të dyta Pfizer. Shumica e qytetarëve kanë hezituar të marrin AstraZenekën, pasi që përkundër që janë regjistruar në sistem e kanë lënë herën tjetër të vijnë kur të ketë doza të vaksinës Pfizer ”, ka deklaruar për TV Syri Vision Makfirete Berisha, kryeinfermiere në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani”.

Edhe gjatë kësaj të diele qendra e vaksinimit nuk do të punojë, e nëse të dielën e ardhshme do të punojë ashtu siç ka rekomanduar Ministri Vitia, mbetet të shihet në vendimin e radhës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori