LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Hamdi Berisha në 20 vjetorin e rënies

Përkujtohet Hamdi Berisha në 20 vjetorin e rënies

Në Malishevë sot është përkujtuar 20 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit profesorit Hamdi Berisha.

Me këtë rast, është shfaqur edhe një dokumentar i realizuar nga profesorët e gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Fillimisht aktivitetet kanë filluar me nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në Malishevë, dhe më pas aktivitetet kanë vazhduar në Rahovec, në vendin e rënies së dëshmorit Hamdi Berisha, dhe dëshmorëve tjerë të cilët kishin rënë në luftën e Rahovecit, në korrik të vitit 1999.


Më pas, nën organizimin e gjimnazit “Hamdi Berisha”, është organizuar një Akademi Përkujtimore, me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit, emrin e të cilit e mban ky gjimnaz. Në këtë akademi përkujtimore, është vlerësuar lartë veprimtari e heroit dhe dëshmorit Hamdi Berisha, si në fushën e arsimit, ashtu edhe në organizimin dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit foli për rolin dhe rëndësinë që kishte Malisheva në luftë në përgjithësi, ndërsa për dëshmori Hamdi Berisha dhe dëshmorët tjerë, tha se “ishin ata që e mbollën e farën e lirisë së vendit”.

Begaj, bëri thirrje, që ashtu siç ishin të bashkuar në luftë, edhe tani të punohet të bashkuar për vendin, pasi kjo edhe ishte qëllimi i luftës dhe për këtë edhe dëshmorët e derdhën gjakun dhe dhanë jetën.

Në këtë akademi, fjalë rasti, me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit prof..Hamdi Berisha, mbajtën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pastaj në emër të shoqatave të dala nga lufta, Sinan Gegaj, kurse për jetën dhe veprën e dëshmorit dhe heroit, foli profesor Ramiz Sopaj, ish bashkëpunëtor dhe profesor në gjimnazin e Malishevës, i cili mban emrin e dëshmorit.

Në këtë akademi u dha edhe urdhri i presidentit të vendit, për profesor Hamdi Berisha, i cili shpallet “Hero i Kosovës”.

Po ashtu në këtë akademi, janë ndarë mirënjohje edhe për familjet e dëshmorëve, Afrim Krasniqi, Agim Çelaj, Liman Gegaj. Sadik Shala dhe Habib Berisha.

Në fund të akademisë, është shfaqur edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e dëshmorit dhe heroit të kombit, Hamdi Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori