LAJMI I FUNDIT:

“Përkrhaje e fuqishme nga Italia në fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”

“Përkrhaje e fuqishme nga Italia në fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani së bashku me ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Italisë, mbajtën takim me ministrin për Punë të Jashtme, Enco Moavero Milanezi, si dhe Kryetarin e Komitetit për Marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin italian, Luçano Dalfonso.

“Sjellim lajme të mira nga Shkupi, Raport i Komisionit Evropian që pasqyron me saktësi përparimin reformues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me një mesazh të qartë dhe pa hamendje nga ana e Komisionit, për gatishmërinë e plotë të vendit për fillimin e negociatave”, theksoi Osmani.

Në vazhdim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Osmani referoi edhe për përparimin reformues në fushat kyçe që janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian nga viti i kaluar, që synojnë në përmbushjen e plotë të detyrimeve të ndërmarra, si bazë për fillimin e negociatave me Unionin këtë vit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Me Raportin fituam edhe një konfirmim të fortë dhe shumë të rëndësishëm që Maqedonia e Veriut është duke shkuar në rrugën e duhur. Jemi krenar për të arriturat. Njohja e suksesit tonë, me fillimin e negociatave të pranimit këtë vit, do të jetë një mesazh inkurajues dhe i qartë për të gjithë rajonin, por gjithashtu edhe konfirmim i besueshmërisë dhe ndikimit të BE-së në Ballkan. Sigurisht, mbështetja nga Italia dhe vendet tjera anëtare do të jetë vendimtare për një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian. Siç thotë edhe thënia italiane – të jemi bashkë është fillimi, të mbahemi së bashku është përparim, ndërsa të punojmë së bashku është sukses. Ne do të vazhdojmë të punojmë që suksesi ynë të jetë i përbashkët me miqtë tanë nga BE”, theksoi Dimitrov.

Në takimet në Romë, Osmani dhe Dimitrov, shprehën mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Italisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë bindje të forta nga ana e Ministrit Milanezi dhe Senatorit Dalfonso, se Italia mbetet e përkushtuar në integrimet evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fuqishme për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të samitit të ardhshëm të qershorit në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori