Periudha e jetës kur më së shumti zhvillohet truri i fëmijës: Atëherë marrin dije, kanë interesim dhe mësojnë më mirë…

Truri i fëmijës zhvillohet gradualisht në të ashtuquajturën periudhë kritike
E para shfaqet rreth vitit të dytë të jetës, ndërsa e dyta fillon gjatë adoleshencës.
Në fillim të këtyre periudhave, numri i lidhjeve (sinapsa) midis qelizave të trurit (neuroneve) dyfishohen. Dyvjeçarët kanë dyfish më shumë sinapse se të rriturit, transmeton Telegrafi.
Meqenëse mësimi zhvillohet në këto sinapse midis qelizave të tryrit, dyfish më shumë sinapsa i mundësojnë trurit që të mësojë më shpejt se në cilëndo qoftë moment tjetër të jetës. Prandaj përvojat në këtë periudhë ndikojnë në afat të gjatë në zhvillimin e fëmijës.
Kjo periudhë e parë kritike e zhvillimit të trurit fillon rreth moshës dyvjeçare dhe përfundon rreth moshës shtatëvjeçare. Ky është rasti i parë që të ndërtohet baza për arsimim holistik të fëmijëve.
Ekzistojnë katër mënyra që kjo periudhë kritike të shfrytëzohet maksimalisht:
▪ nxitni dashurinë për të mësuar
▪ përqendrohuni në gjerësi, jo në thellësi
▪ kushtojini vëmendje inteligjencës emocionale,
▪ mos e shikoni edukimin e fëmijëve të vegjël si një pararendës të të mësuarit “të vërtetë”.
Nxitni dashurinë për të mësuar
Fëmijët e vegjël duhet të kënaqen me procesin e të mësuarit dhe të mos përqendrohen në vetë teorinë. Edukatorët dhe prindërit duhet të theksojnë gëzimin për të provuar aktivitete të reja dhe për të mësuar diçka të re. Ne duhet t’i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë se gabimet janë të mirëseardhura dhe një pjesë normale e të mësuarit. Kjo periudhë është gjithashtu koha për të krijuar një mentalitet rritjeje – besimi se talentet dhe aftësitë zhvillohen përmes përpjekjeve.
Edukatorët duhet të shmangin etiketimin e fëmijëve dhe bërjen e deklaratave universale për aftësitë e tyre. Madje edhe komplimente si “Ti je kaq i zgjuar!” Është kundërproduktive. Në vend të kësaj, theksoni këmbënguljen dhe krijoni një hapësirë të sigurt mësimi. Fëmijët do të mësojnë ta duan mësimin nëse tregojmë entuziazëm gjatë procesit në vend që të fokusohemi te rezultatet.
Përqendrohuni në gjerësi, jo në thellësi
Nëse dëshironi të hiqni theksin nga rezultatet gjatë kësaj faze zhvillimi, theksoni gjerësinë e zhvillimit të aftësive dhe jo thellësinë. Ekspozimi i fëmijëve ndaj aktiviteteve të ndryshme është baza për zhvillimin e aftësive në fusha të ndryshme.
Theksimi i përsosmërisë në një aktivitet mund të jetë i përshtatshëm në një moment të jetës. Formimi i mirë është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët e moshës dy deri në shtatë vjeç. Truri i tyre në zhvillim është gati për të akomoduar një gamë të gjerë aftësish, do të ketë mjaft kohë për specializim më vonë.
Mos e neglizhoni inteligjencën emocionale
Po, ne duam që fëmijët të lexojnë mirë dhe të mësojnë bazat e matematikës, por inteligjenca emocionale nuk duhet neglizhuar. Përfitimet e të mësuarit gjatë kësaj periudhe të parë kritike të zhvillimit të trurit duhet të shtrihen në aftësitë ndërpersonale si mirësia, ndjeshmëria dhe puna në grup.
Empatia fillon me njohjen e ndjenjave të veta, prandaj rekomandohet që fëmijët fillimisht të mësojnë të njohin ndjenjat e tyre dhe vetëm më pas të mendojnë se si ndihet dikush tjetër.
Mos mendoni se edukimi i fëmijëve të vegjël është vetëm një pararendës i të mësuarit “të vërtetë”
Truri i një fëmije mund të marrë informacion në një mënyrë unike gjatë kësaj periudhe kritike. Nëse e përkufizojmë inteligjencën si aftësinë për të mësuar, fëmijët nga mosha dy deri në shtatë vjeç janë ndoshta njerëzit më inteligjentë në Tokë.
Hulumtimet tregojnë se disa aftësi nuk mund të mësohen pothuajse aq mirë pas kësaj periudhe të parë kritike të zhvillimit të trurit. Për shembull, hulumtimet tregojnë se fëmijët e kësaj moshe janë më të aftë të mësojnë modelet gjuhësore, duke i lejuar ata të zotërojnë një gjuhë të dytë pothuajse njësoj si gjuhën e tyre amtare. Megjithatë, kur fëmijët mbushin moshën 8 vjeç, aftësia e tyre për të mësuar gjuhë ulet, kjo është arsyeja pse ata nuk mund të flasin një gjuhë të dytë si gjuha e tyre amtare. Efekti i njëjtë i moshës gjendet në mësimin e aftësive muzikore.
Është joshëse të mendosh për edukimin e fëmijërisë së hershme si një pararendës i edukimit “të vërtetë”, por këto mund të jenë vitet më të rëndësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Sa zgjasin menstruacionet e para?

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës