Viti 2016 është karakterizuar me më pak investime kapitale. Sipas të dhënave të Ministrisë së financave, qeveria gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar vetëm 226.2 milion euro për investime që duhet ta zhvillojnë ekonominë ose vetëm 64% të shumës së përgjithshme të planifikuar për tërë vitin. Sipas ekonomistëve, dështimi është edhe më i madh nëse merret parasysh se vitin e kaluar në dy rishikimet e buxhetit, dy herë zvogëloheshin shpenzimet kapitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çdo vit fillohet në mënyrë bombastike me investime më të larta kapitale deri tani, ndërsa në fund asgjë, përfundojnë në mënyrë të pasuksesshme. Nuk e di për kë rrëfehen përrallat e tilla se gjithmonë do të jenë më të mëdhatë deri më tani, kur të gjithë që e planifikojnë buxhetin e dinë se kjo nuk mund të realizohet meqë pjesa e të ardhurave të buxhetit është e dobët. Që të kemi aq shpenzime kapitale duhet doemos të kemi të ardhura më të mëdha buxhetore”, tha për Alsat-M, Pavle Gacov, ekspert tatimor.
Një pjesë e ekonomistëve bëjnë të ditur se dështimi i investimeve kapitale dëmton ekonominë, meqë ato janë komponenti kryesor zhvillimor. Arsyen për dështimin e drejtojnë në krizën politike dhe mënyrën me të cilën bëhen rishikimet, ku gjithmonë shkurtohet në shpenzimet kapitale.
“Duhet të ketë ndryshime në programimin buxhetor, veçanërisht në pjesën e investimeve kapitale të cilat janë afatgjate dhe mundet në fillim të vitit me programim të mirë të dihet se sa prej tyre është e mundshme të realizohen gjatë vitit”, u shpreh Marijan Petreski, profesor universitar.
Vitin e kaluar dy rishikimet, shpenzimet kapitale janë zvogëluar dy herë. Fillimisht , me buxhetin e vitit 2016, ishin planifikuar 412 milion euro, më pas me rishikimin e parë u zvogëlua në 366.6 milion euro, ndërsa me rishikimin e dytë në mënyrë plotësuese u zvogëluan në 363 milion euro.
Por, sivjet sërish për shpenzime kapitale është planifikuar një shumë e lartë prej 438.2 milion euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos