Përgjigje qytetare për z.Dell
Zotëri Ambasador Dell,
Si qytetar i vendit mikpritës ku ju jeni Ambasador i SHBA, e përshëndes angazhimin e punën e juaj pozitive në vendin tonë. Njëkohësisht përmes Juve përshëndes popullin mik Amerikan dhe Presidentin e SHBA z. Obama! Më lejoni që të ju prezantoi mendimin tim personal për z. Obama.
Për mendimin time Presidenti Obama është një dhuratë nga Zoti për Popullin e Amerikës dhe për mbar njerëzimin! Sepse kam bindje të fuqishme se ai ka një mision të shenjtë! Misioni i ti është mision i paqes e barazisë mes njerëzve të të gjitha kombeve, racave, besimeve dhe ideologjive, e që deri me tani ishin shkas i konfrontimeve që sollën lufta e mjerim për fëmijët e gjithë botes.
Me këtë rast, si miku mikut, pa servilizëm, do të ju prezantoj hapur mendimin tim, mbi Mesazhi juaj me rastin Ditës së Ligjit:
Në parim krejt ajo qe është thanë në mesazhin e juaj, teoritikishtë qëndron! Por, me që ka Ligje të bazuara në Drejtësi dhe Ligje të bazuara në Padrejtësi, sundimin e Ligjeve duhet përkrahur apo kundërshtuar në bazë te asaj se sa janë ato të drejta apo se sa janë ato të pa drejta.
Kushtetuta dhe Ligjet e bazuara në Planin e (BE) e Ahtisarit, në thelb janë në kundërshtim me bazat themelore të së Drejtës. Si të tilla janë antidemokratike dhe diskriminuese, sepse janë në kundërshtim me Kartën e OKB mbi të drejtat e popujve në Vetëvendosje dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtave demokratike dhe të drejtave njeriut. Me këto ligje po bëhet përpjekje për shpronësimin e kombit shqiptar nga territori i vet etnik, po bëhet përpjekje për falsifikimin e identitetit nacional të kombit ton, po bëhet përpjekje për penguar e ndaluar integrimin e kombit shqiptar brenda një shteti dhe bëhet përpjekje për zhdukje e tij si komb. Kombi shqiptar me këto ligje po ballafaqohet me një gjenocid politik, në prapavijë të cilit qëndron boshti sllavo grek dhe disa aleat e tyre në BE!
Ligje të Drejta e demokratike do të ishin ato me te cilat do të respektohej e zbatohej vullneti i popullit dhe drejtësia. Ligje të Drejta e demokratike do të ishin ato që do të mundësonin zgjedhje të lira e demokratike nga të cilat do të dilnin institucione legjitime dhe legale. Ju jeni vet dëshmitar se në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 u vjedhë vota e popullit, nga partia qe e humbi pushtetin, sepse kundër saj u votua mosbesimi në parlament. Tani me vota të vjedhura kjo parti po synon me vazhdua pushtetin edhe pse ajo u shkarkua për mosbesim ndaj saj.
Prandaj, është i pa kuptueshëm insistimi i Juaj që të hiqet dorë nga zgjedhjet e para të rregullta pas shpalljes ë pavarësisë të 17 shkurtit 2008, që nuk u mbajtën deri me tani. Kosova nuk ka pas as nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme qe sjellin qeveri të përkohshme jo stabile, por ka nevojë për zgjedhje të rregullta, nga ku dalin institucione të rregullta e legjitime! Kosova ka nevojë për Institucione të cilat do të respektohen nga populli! Kosova nuk ka nevojë për Institucione të cilat kanë nevojë për mbrojtje të huaj nga populli i vet! Pra, Kosova nuk ka nevojë për “hunta” të mbështetura në forcat e huaja, por për pushtet i cili mbështet nga vet populli i vet. Ju jeni në dijeni se Populli Shqiptar ka kulturë për pjesëmarrje masive në zgjedhje të lira dhe se nga koha kur zgjedhjet po manipulohen, populli ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet e tilla të montuara. Kjo ka ndodhur edhe në këto zgjedhjet e fundit.
Nuk po zgjerohem në tezat tuaj tjera sepse u përcaktova te thelbi i Sundimit të Ligjit dhe te Zgjedhjet jo legjitime të 12 dhjetorit 2010 që janë vet anuluar me vjedhjet e votave. Prandaj, ju lutem që para se të kërkoni respektimin e Sundimit të Ligjit merruni me Studimin e Sundimit të Ligjit dhe do ta shihni se fjala është për Sundimit të Ligjeve të PADREJTA dhe DSIKRIMINUESE, me të cilat nuk do të pajtohej askush as në SHBA. Zaten mirë do të ishte që para se të kërkonin respektimin e Sundimit të Ligjeve dhe zgjedhjeve të tilla në Kosovë të pyetni se a do të legjitimoheshin këto lloj zgjedhjeve dhe këto lloj ligjesh në SHBA. Përgjigja do të ishte JO!
Hidheni një shqimim në pasurinë krijuar në rrugë ilegale të liderëve që u shkarkuan për mosbesim dhe shkoni vizitoni pallatet e tyre dhe pastaj shkoni në spitale e shihni gjendjen e popullit dhe kështu do ta shihni se kë po e mbështetni!
Organizimi i zgjedhjeve të rregullta në Kosovë është i domosdoshëm menjëherë pas regjistrimit të popullsisë, në Prillin e 2011! Nëse ndodh që institucionet të krijohen nga partia qe është dokumentuar se i ka vjedh votat e popullit, mos pritni qe atë qeveri dhe ligjet e vendime e saja do t´i respekton populli! Askush nuk ka nevojë më shumë për Sundimin e Ligjit, të bazuar në Drejtësi, se sa vet Populli i Kosovës. Prandaj ai kurrë nuk do të pajtohem me sundimin e ligjeve të pa drejta!
Besoj se kjo letër e imja do te analizohet drejtë dhe pa paragjykime!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin