LAJMI I FUNDIT:

Përgjegjësia e ruajtjes së shëndetit tuaj, është një parakusht për një cilësi të mirë jete dhe jetëgjatësi maksimale

Përgjegjësia e ruajtjes së shëndetit tuaj, është një parakusht për një cilësi të mirë jete dhe jetëgjatësi maksimale

Dr. med. Dr. fil. Halil Krasniqi MSC Dr. Sc.
Ekspert i shëndetësisë

Një shumëllojshmëri e gjerë termash lidhen zakonisht me cilësinë dhe vlerën e jetës. Statusi social është i rëndësishëm, kërkesat materiale janë vendimtare, kënaqësia dhe lumturia janë faktor primar që përbëjnë cilësinë e jetës dhe me ketë një jetëgjatësi natyrale.


Një nga citimet nga Albert Schweitzer është i rëndësishëm në këtë kontekst: “Shumë njerëz e dinë se janë të pakënaqur, por edhe më shumë njerëz nuk e dinë se janë të lumtur.” Kjo do të thotë se ne shpesh i marrim gjërat e jetës së përditshme si të mirëqena dhe kuptimi i tyre njihet vetëm kur mungojnë papritur, gjë që vlen jo vetëm për lumturinë, por edhe për shëndetin.

Shumë njerëz nuk janë në gjendje të vlerësojnë vlerat e jetës së tyre. Prandaj Mjekësia konvencionale e përkufizon shëndetin si mungesë të sëmundjes. Në këtë mënyrë, shëndeti nuk ekziston si një fenomen i pavarur. Sëmundja shpesh perceptohet si diçka e pashmangshme, fatale, e cila nuk mund të shmanget. Mirëpo në shumicën e rasteve, sëmundja as që ka arsye të vijë dhe të shkaktojë dëme shëndetësore. Ne vetvetiu jemi përgjegjës për këtë fenomen i cili mund të jetë i shmangur.

Nëse ne kujdesemi plotësisht për shëndetin tonë dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm për shëndetin mendor dhe fizik, atëherë sëmundja do të qëndrojë larg.

Mirëmbajtja e shëndetit kujdesi fizik dhe psikik, permanent i vetës, krijon hapësirë të gjatë për një jetë pa telashe shëndetësore.

Ne duhet pranuar se shumë sëmundje duket se na sulmojnë rastësisht, pa asnjë arsye, nga askund. Këto janë situata të cilat sikur ne vetë i tërheqim. Megjithatë, me një inspektim më të afërt, rezulton se trupi ynë në fakt është ndërtuar dhe projektuar në atë mënyrë që – siç tregojnë shumë shembuj – mund të jetojë lehtësisht deri në njëqind ose më shumë vjet pa sëmundje serioze apo të pakapërcyeshme që e bëjnë këtë të pamundur. Por – si çdo makinë, trupi ka nevojë për mirëmbajtje dhe kujdes. Nëse rregullorja mëposhtë do të respektohet, kjo zgjatë jetëgjatësinë e makinës:

▪ Të mos vozitet nga shumë shoferë me teknika të ndryshme të vozitjes,
▪ Të pastrohet nga brenda dhe jashtë rregullisht
▪ Të mos qëndrojë në vendin ku mund të krijohet korrozion apo ndryshk
▪ Të kryhen me kohë kontrollet teknike, dhe
▪ Të furnizohet me substanca shpenzuese të mira

Prandaj për një jetë të gjatë të shëndetshme të lumtur dhe të suksesshme:

▪ duhet filluar me gjumë të mjaftueshëm dhe të rehatshëm
▪ të marrim rregullisht një dietë të ekuilibruar, dhe të larmishme
▪ të merremi me aktivitet të rregullt fizik/çdo ditë nga 30 min,)
▪ patjetër duhet përfshirë kërkesat stabile mendore dhe të menduarit pozitiv
▪ vetëdisiplina është kusht kyç për lumturinë dhe jetëgjatësinë
▪ marrja e vazhdueshme e ilaçeve, e cila është normë për shumë njerëz mbi moshën 60 vjeç, mund të shmanget në masë të madhe.

Megjithatë, vizitat te mjeku për ekzaminim, këshillime dhe informim, është e rëndësishme por qëndrimi në spital po bëhen dita ditës, përjashtim në situatat akute.

“Shëndeti është primar, dhe pa shëndet gjithçka është asgjë”. Të gjithë ata të cilët me vetëdije sakrifikuan shëndetin e tyre për suksesin ekonomik dhe atë të familjarëve të tyre prej vitesh dhe më pas, duhet të jenë të vetëdijesohem se do të përpiqen shpesh herë të rifitojnë shëndetin e tyre me para, por kjo nuk do të jetë e mundur më. “Shëndeti dhe koha nuk presin, shëndeti dhe koha nuk kanë orë stopuese” (citat: H. Krasniqi)

Problemi kryesor, është se njerëzit ndërgjegjësohen për shëndetin që duhet të mbrojnë atë vetëm kur ai preket. Masat paraprake dhe parandalimi i sëmundjeve janë të vështira për t’u zbatuar. Nga ekspertiza ime shëndetësore se ne do të dëshironim të shmangnim pasojat e vesit pa hequr dorë nga vetë vesi.

Në këtë kontekst është gjithashtu shumë interesant që ne e quajmë sistemin tonë aktual; të shërbimeve mjekësore, psikologjike dhe sociologjike “sistemi shëndetësor”, megjithëse kjo ka të bëjë ekskluzivisht me sëmundjet.

Shëndeti, pra në veçanti cilësia e jetës, kualiteti jetësor, pikërisht në pleqëri, lidhet kryesisht edhe me inteligjencën dhe përgjegjësinë personale, disiplinën vetjake dhe kulturën e rrethit ku jeton. Çdo njëri, çdo pjesëmarrës në jetën bashkëkohore, duhet të kuptojnë vetë se çfarë mund të presin nga trupi i tyre, nëse ai ndryshon, shkakton dhimbje, çrregullohet funksioni i tij, apo gjendja psikofizike devijon nga më pare. Prandaj çdo njëri nga ne duhet t’i ofrojë shëndetit gjithçka që atij i nevojitet për të funksionuar normal.

Nëse njeriu nuk e njeh shëndetin dhe trupin e tij, si funksion, çka e pengon trupin tonë, cilat sjellje e dëmtojnë atë, nuk e vërejmë kur trupi i jonë sinjalizon dhimbjen, sëmundjen, nuk toleron sasinë e tepruar të alkoolit, duhanit, ushqimin e tepruar, lodhjen e tepërt, stresin, çrregullimet e mirëqenies psikofizike, atëherë, këtu mungon inteligjenca personale, vetëdijesimi, konsekuenca dhe disiplina vetjake.

Në këto raste nuk duhet pritur se trupi dhe shëndeti i jonë do te kanë mundësi të kujdesen për shpirtin apo jetëgjatësinë.

Të gjithë njerëzit janë vetëpërgjegjës për zhvillimin e jetës në fazat e jetës së tyre.

Në ekspertizën time shumëvjeçare në lami te shumta mjekësore, kam shtruar pyetjen vetes sime se “Si mund të parandalon shëndeti sëmundjet”. Në këtë kontest kam hasur edhe në literaturë botërore nga ekspertet e shumtë, të cilët merren me të njëjtën problematikë si unë. Përgjigja mund të jetë: “Është turp të mendojmë se mund t’ia delegojmë përgjegjësinë për shëndetin një mjeku, një ordinance, një spitalit apo kompanie të sigurimeve, institucioni shëndetësor sepse ata që janë përgjegjës për sëmundjet shpesh nuk kanë asnjë interes për shëndetin tonë“.

Nga shkrimi im duhet kuptuar se çdonjëri që është në gjendje të marrë përgjegjësinë, të kujdeset me përpikëri për ruajtjen e shëndetit të tij, pra shmangien e sëmundjes, nuk duhet të shqetësohet shumë për cilësinë e jetës së tij. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori