LAJMI I FUNDIT:

Përfundon shkollën e mesme në moshën 82-vjeçare

Përfundon shkollën e mesme në moshën 82-vjeçare

Elgen Long (82-vjeçar) para disa ditësh ka përfunduar shkollën e mesme në Marshfield, të cilën e kishte braktisur në vitin 1944, kur ishte angazhuar në marinën amerikane për të luftuar me japonezët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Më kanë thënë se kam arritur rekordin botëror, sepse me janë dashur plot 69 vjet për ta përfunduar shkollën e mesme”, ka thënë Long, të cilin fundi i luftës e kishte gjetur në rolin e pilotit.

Në historinë e aviacionit ai njihet si personi i parë që ka fluturuar në të gjitha skajet e botës, duke fluturuar në polin Jugor, sikur edhe në atë Verior.

Pas më shumë se 40.000 orëve të kaluara në pilotim, Long ishte pensionuar dhe në 20 vitet e fundit, kishte kaluar duke gjurmuar zhdukjen e pilotes më të famshme Amelia Erhard. Së fundi është xhiruar edhe një film i bazuar në librin e tij “Amelia”.


“Më vjen mirë që në fund përfundova edhe shkollën e mesme, ndoshta do të fillojë edhe të studioj”, ka thënë Long. /Telegrafi/