LAJMI I FUNDIT:

Përfundon nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2022, 10-të shtete të tjera kalojnë në finalen e së shtunës

Përfundon nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2022, 10-të shtete të tjera kalojnë në finalen e së shtunës

Ka përfunduar edhe nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2022.

Në gjysmëfinalen e dytë morën pjesë dhe konkurruan 18 shtete të tjera për të kaluar në finalen e së shtunës.

Pas përfundimit të performancave është hapur televotimi duke përzgjedhur edhe 10-të shtete të tjera që shkuan në finale e madhe.


Shtete e radhës që iu bashkuan finalistëve të natës së parë gjysmëfinale janë: Belgjika, Çekia, Azerbajxhani, Polonia, Finlanda, Estonia, Australia, Suedia, Rumania, Serbia.

E ashtuquajtura ‘Big Five’, Gjermania, Franca, Spanja, Britania e Madhe dhe Italia vendosen automatikisht për në finale. Përveç kësaj, vendi mikpritës gjithmonë merr një vend në finale.

Megjithatë, duke qenë se vendi i ‘Big Five’ të këtij viti është Italia, finalja përbëhet nga 25 vende në vend të 26 vendeve të zakonshme.

Spektakli i mbrëmjes së sotme u transmetua live nga “Pala Olimpico” në Torino të Italisë,  me nikoqirë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Eurovision 2022 - nis nata e dytë gjysmëfinale
Lexo po ashtu Eurovision 2022 - nis nata e dytë gjysmëfinale

10-të vendet që tashmë janë kualifikuar për në finalen janë edhe: Armenia, Greqia, Islanda, Lituania, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Zvicra dhe Ukraina.

Ndërkohë, kujtojmë se Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finale duke u eliminuar në natën e parë gjysmëfinale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori