LAJMI I FUNDIT:

Përfituesit e borxheve publike dihen të premten

Përfituesit e borxheve publike dihen të premten

E premtja është dita e fundit kur institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike duhet të finalizojnë listat e qytetarëve që do të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve. E procedurat për shlyerjen e borxhit, do të nisin nga java e ardhshme, shkruan sot Koha Ditore.

Afatet janë vënë nga Qeveria nëpërmjet një udhëzimi administrativ, e i cili nuk është publikuar. Gazeta e ka siguruar një përmbajtje të tij. Nëpërmjet këtij dokumenti përcaktohen procedurat dhe afatet për faljen e borxheve publike që personat fizikë dhe juridikë kanë ndaj institucioneve dhe agjencive të pavarura për periudhën deri në fund të 2008-s, por edhe disa lehtësira për borxhet publike deri në fund të 2014-s.

“Institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike … deri më 2 tetor 2015 i identifikojnë dhe përgatisin listat e të gjithë personave fizikë dhe juridikë që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas nenit 4 të Ligjit, si vijon: Listën e personave fizikë dhe juridikë që kanë borxhe dhe shumën e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, dhe; listën e personave fizikë dhe juridikë që kanë borxhe për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014”, thuhet në udhëzim administrativ. “Lista duhet të përmbajë shumën e borxhit bazë, ndëshkimet, gjobat, interesin dhe obligimet tjera që rrjedhin nga mospagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për secilin person në baza vjetore dhe duhet të renditen në mënyrë alfabetike, veçmas për personat fizikë dhe personat juridikë”. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori