LAJMI I FUNDIT:

Përdorimin e armëve laser nga Rusia, Zelensky e sheh si shenjë dështimi – thotë se agresioni ishte një gabim ‘katastrofik’

Përdorimin e armëve laser nga Rusia, Zelensky e sheh si shenjë dështimi – thotë se agresioni ishte një gabim ‘katastrofik’

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se përdorimi i raportuar i Rusisë të “armëve laser” në pushtimin e vendit të tij është një shenjë e dështimit të tyre.

Ai pason një pretendim të një zyrtari rus se teknologjia – e aftë për të rrëzuar dronët – ishte duke u “disponuar gjerësisht” në fushën e betejës, përcjell Telegrafi.

Rusët janë në kërkim të një “armë që bën mrekulli”, pretendoi Zelensky me tallje.


Zelensky foli vetëm disa orë pasi zëvendëskryeministri rus i ngarkuar për zhvillimin ushtarak pretendoi se teknologjia sekrete laser ishte tashmë në përdorim në Ukrainë.

Yuri Borisov tha se sistemet ishin në gjendje të rrëzonin dronët rreth 5 kilometra larg dhe të “verbonin” satelitët.

Ndërkohë në terren, ushtria ukrainase tha se po përballej me bombardime në rritje rreth rajonit të Donbasit ndërsa Rusia vazhdon fushatën e saj për të pushtuar lindjen e vendit.

Konferenca e përditshme tha gjithashtu se Ukraina kishte vazhduar të çlironte fshatrat përreth qytetit të Kharkiv, megjithëse luftimet e ashpra vazhduan.

Ndërkohë Zelensky ka vlerësuar se agresioni rus ndaj vendit të tij ishte një gabim “katastrofik”, pasi Rusia pretendoi një fitore strategjike në Mariupol.

Duke folur nga Kievi gjatë fjalimit të tij të natës, Zelensky tha se agresioni ka rezultuar të jetë një “dështim absolut” dhe pretendoi se forcave të Moskës i janë mbaruar raketat me të cilat mund të sulmonin trupat e tij.

Zelensky goditi gjithashtu liderët rusë, të cilët tha se kishin frikë të pranonin “se gabime katastrofike u bënë në nivelin më të lartë ushtarak dhe shtetëror” gjatë konfliktit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori