Përbërësi që duhet t’i shtosh kafes për të pasur një përvojë krejt të re shijeje
Sa kohë vazhdoni ende të porosisni kafen tuaj me akull, mund t’i bëni një modifikim të vogël që do i jepte një shije të re të këndshme. Po flasim për kombinimin e ekspresit me limonadë, që njihet si Thunderbolt.
Edhe pse duket si diçka e rrallë, që autori i këtij shkrimi në revistën Real Simple, e ka ndeshur për herë të parë në një bar në Brooklyn, ai ka zbuluar më pas që kjo recetë nuk është shpikje e kohëve të fundit, përkundrazi ka disa ndjekës ndër fanatikët e kafes në gjithë kontinentin evropian dhe amerikan.
Pjesa më interesante e këtij kokteji është që mund të përgatitet në shtëpi pa pasur nevojë për ndonjë pajisje luksi. Thjesht merr një gotë, mbushe me akull dhe përziej limonadën me një apo dy filxhanë kafe ekspres. Çdo limonadë është e përshtatshme, mjafton të mos jetë shumë e ëmbël nëse preferoni një shije të fortë kafeje.
Në fakt, edhe pse origjina e kësaj pijeje është e vështirë të piketohet, ajo ka shumë të përbashkëta me espresso tonic, një tjetër kafe e re, ndoshta me origjinë suedeze, shkruan revista class, që është kthyer në të preferuarën në shumë kafene në botë, gjatë verës, prej vitesh.
Për ju që nuk e dini, është pikërisht ajo që dëgjoni, një gotë ujë tonik mbi akull, me një filxhan ekspres.
Në kafenetë amerikanë ekzistojnë në disa variante. Diku shërbehet soda qitroje me ekspres dhe lëkurë portokalli. Diku tjetër mund të gjesh Kokytu të ëmbël që përbëhet nga ekspresi mbi Coke meksikane me sheqer nga kallami i sheqerit dhe diku shërbejnë “Endless Summer” , kafe me shurup menteje dhe ujë të gazuar.
Dhe nuk kemi pse ndalemi këtu, espresso pret çdo kombinim, pse jo dhe me Coca Cola. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit