LAJMI I FUNDIT:

Për studentët amerikanë Beethoveni është qen

Për studentët amerikanë Beethoveni është qen

Amerikanët e rinj të cilët sivjet regjistrohen nëpër fakultete nuk dinë të shkruajnë me tastierë, besojnë se posta elektronike është shumë e ngadalshme, ndërsa mendojnë që Beethoveni është qen, ndërsa Michelangelo është virus i kompjuterit. Kjo është dëshmuar në bazë të testeve të cilave iu janë nënshtruar.

Sipas shumicës prej tyre, Çekosllovakia nuk ka ekzistuar kurrë, Fergie është pop-këngëtare, e jo baroneshë, Clint Eastwood është regjisor i ndjeshëm filmi, e jo Dirty Harry, derisa John McEnroe xhiron reklama televizive, e nuk është lojtar tenisi.

Lista e quajtur “Mindset” me përgjigjet më pa lidhje të studentëve të ardhshëm për çdo vit, që prej vitit 1988, e përpilojnë Tom McBride dhe Ron Nief, njofton AFP.

Në listën e tyre të parë, ata panë se gjenerata e lindur më 1980 di vetëm për Papa Gjon Palin II, i zgjedhur më 1978, i cili ndërroi jetë më 2008. Gjenerata e lindur më 1981 nuk e kishte idenë se Jugosllavia ka ekzistuar ndonjëherë si shtet.


Studentët e lindur më 1983 Sarajevën ende e mbajnë mend si zonë lufte, e jo si vend nikoqir i Lojërave Olimpike më 1984. Për gjeneratën e cila është regjistruar në fakultet më 2006 aparteidi nuk ka ekzistuar kurrë në Republikën e Afrikës së Jugut.

Vetëm disa studentë të regjistruar më 2009 dinin ta lidhnin kravatën, derisa disa të tjerë sapo kishin mësuar të shkruajnë në tastierë, duke mos ditur asgjë për kompaninë IBM, ndërsa shumica prej tyre nuk e dinin se Iraku dhe Irani kanë qenë në luftë me njëri tjetrin.
Ata që do të diplomojnë sivjet kryesisht nuk e dinë se Gjermania ka qenë e ndarë, ata besojnë se “show reality” nëpër televizione janë shfaqur gjithmonë, dhe besojnë se pirja e duhanit kurrë nuk ka qenë e lejuar në aeroplanët e kompanive ajrore amerikane. /Telegrafi/