LAJMI I FUNDIT:

Për skijim ‘nuk’ ju duhet bora

Për skijim ‘nuk’ ju duhet bora

Chuck Patterson është adhurues i skijimit dhe çdo vit kalon një kohë në Havaje. Pasi skitë duket se i mungojnë vendosi t’i provojë në një formë të pazakontë dhe në vend të maleve me borë, u lëshua me ski nëpër një valë deti masive.

Zgjodhi plazhin më të popullarizuar të surfimit në Mauij.

Para surfimit përveç skive të përshtatshme shfrytëzoi edhe shkopinjtë e skijimit edhe pse nuk i ndihmuan aq shumë në ujë. /Telegrafi/