LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent

Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent

Tempestt Henderson (19 vjeçare) thotë se han deri në pesë sapunë në javë, pasi ia përkujtojnë shtëpinë. Ishte e vetmuar në fakultet, kështu që iu drejtua erës së njohur të shtëpisë.

Henderson nga Florida gjysmë viti ka qenë e varur nga sapunët dhe detergjentet për larjen e rrobave dhe thotë se në javë ka hëngër deri në pesë sapunë.

“Më kujtohet kur kam lyer për herë të parë gishtin me detergjent. Futa pluhurin në gojë dhe ishte i ëmbël dhe i njelmët në të njëjtën kohë”, tha Tempestt dhe shton se e di që varshmëria e saj është e rrezikshme, por e ka të vështirë të heqë dorë.

“Nën dush kam lëpirë copën e sapunit. Ka një shije të mrekullueshme”, thotë ajo.


Pas gjysmë viti vendosi të kërkojë ndihmë nga mjeku. I thanë se vuan nga çrregullimi i njohur si ‘PICA’ për të cilin ka nevojë të hajë substanca nutritive. Në të tilla raste njerëzit hanë monedha, metale, sfungjerë, baktere bile edhe brushat e dhëmbëve. Shpesh ky çrregullim ndodh si pasojë e mungesës së mineraleve, por te Tempestt mjekët thonë se shkaktar ka qenë stresi.

“Isha nën stres pasi i dashuri im Jason më la dhe shkoi në fakultet. E kam lutur ta ruajmë lidhjen nga largësia, por ai më tha se gjithçka kishte marrë fund. Isha e zhgënjyer”, rrëfen vajza. E tëra mori fund kur ajo vetë shkoi në fakultet, larg shtëpisë dhe familjes. /Telegrafi/