LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të organit gjigant nuk eci një vit

Për shkak të organit gjigant nuk eci një vit

Edhe pse shumë burra ëndërrojnë për një ‘alet’ të tillë, 66-vjeçari M Golve nga India, për shkak të gjenitaleve tepër të mëdha përjetoi ankth të vërtetë, ndërsa u detyrua të qëndrojë në shtëpi plot një vit.

M. Golve kishte gjenitalet tri herë më të mëdha se madhësia normale, për këtë arsye ai nuk mund të ecte dhe ta kryente nevojën.

Ky indian i pafat vuante nga elefantiaza, një sëmundje e cila shkakton rritjen e ekstremiteteve, zakonisht këmbës, ndërsa nganjëherë sulmon edhe rajonin e belit dhe gjenitalet. Atë e shkakton një lloj krimbi, i cili gjendet në gjallesa të ndryshme.

Ekipi i mjekëve ia shpëtoi jetën duke ia hequr masën në madhësinë e topit të futbollit. Anëtarët e familjes së burrit të sëmurë thanë se ai s’ka mundur të ecë për më shumë se një vit.


Mjekët në spitalin Masina të Mumbait e shëruan burrin për gjashtë javë, duke ia hequr rreth 90 për qind të lëkurës rreth gjenitaleve. M. Golve tash po shërohet me sukses, dhe mund të jetojë normal. /Telegrafi/