LAJMI I FUNDIT:

Për pak ditë vdesin “befasisht” disa anëtarë të partisë së Putinit

Për pak ditë vdesin “befasisht” disa anëtarë të partisë së Putinit

Një ish-komandant i ushtrisë ruse me lidhje të gjata me Ukrainën, ka vdekur “papritmas” në moshën 69-vjeçare, ka njoftuar fabrika e tankeve ku ai punonte.

Uralvagonzavod, prodhuesi më i madh i tankeve në Rusi, ku gjenerali Alexei Maslov kohët e fundit punoi si përfaqësues i shitjeve ndërkombëtare, nuk dha shpjegim shtesë, transmeton Telegrafi.

Gjenerali Maslov, i cili ishte komandant i përgjithshëm i forcave tokësore të Rusisë nga viti 2004 deri në 2008, vdiq në ditën e Krishtlindjeve në një spital ushtarak në Moskë.


Uralvagonzavod e quajti atë “një komandant të shquar, që bëri një udhëtim të guximshëm nga komandanti i togës te komandanti suprem i forcave tokësore”.

Ish-komandanti, i cili vjen nga një rajon rus në kufi me Ukrainën, kishte lidhje të ngushta me vendin që Rusia pushtoi në shkurt, shkruan The Telegraph.

Karriera ushtarake e gjeneralit Maslov filloi në Ukrainën Sovjetike, ku ai studioi në kolegjin më të lartë të komandantëve ushtarakë në Kharkiv. Më vonë ai u vendos në malet Karpate në kufi me Rumaninë.

Pas katër vjetësh në komandë të forcave të armatosura të Rusisë, gjenerali Maslov u emërua zëvendës i Dmitry Rogozin, atëherë i dërguari i Rusisë në NATO në Bruksel.

Rogozin, një mbështetës i vendosur i pushtimit rus të Ukrainës, i cili u plagos në një sulm nga ukrainasit javën e kaluar, e përshkroi gjeneralin si “një oficer me përvojë dhe një komandant kërkues”.

Vdekja e gjeneralit Maslov, erdhi disa ditë pasi një zyrtar i Marinës i ngarkuar me ndërtimin e nëndetëseve, gjithashtu vdiq “papritmas”.

Alexandar Buzakov (65) vdiq fundjavën e kaluar, një ditë pasi udhëhoqi nisjen e një nëndetëse të re nga kantieri i anijeve ruse Admiralty në Shën Petersburg. Kompania ku ai punonte e përshkroi vdekjen e tij si “të papritur, të parakohshme dhe tragjike”.

Pasi politikani, deputeti dhe multimilioneri rus Pavel Antov, anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e Putinit, u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Indi, pati spekulime për shkaqet e vdekjes së tij.

Kujtojmë se Antov ishte në një udhëtim me tre miq të tij me rastin e 66-vjetorit të lindjes.

Antov kohët e fundit kritikoi presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, por shpejt i tërhoqi kritikat e tij. Vdiq pasi u rrëzua nga kati i tretë i hotelit të tij më 24 dhjetor.

Miku i tij Vladimir Bidenov u gjet i shtrirë pa ndjenja në dhomën e tij dy ditë më parë, dhe u shpall i vdekur nga mjekët në spitalin e qarkut.

Alexandr Sherba, një diplomat ukrainas i cili ka punuar si ambasador i Ukrainës në Austri nga viti 2014 deri në vitin 2021, duke komentuar incidentin, konfirmoi se konsulli i përgjithshëm rus në Kalkuta deklaroi se policia nuk sheh asgjë të dyshimtë për vdekjen e Antov, shkruan Sky News. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Kalo në kategori