LAJMI I FUNDIT:

Për një gabim në shkrim bëri 3 vjet burg më shumë

Për një gabim në shkrim bëri 3 vjet burg më shumë

Një burrë nga Tajlanda është liruar nga një burg i Indonezisë pasi kaloi tre vjet më shumë prapa grilave për shkak të një gabimi gjuhësor në vendimin e gjykatës, njoftuan mediat lokale.

Kamjai Khong Thavorn, 53 vjeçar, është dashur të lirohej më 2007 pasi kishte shërbyer dënimin 20 vjeçar në burg për posedim heroine, por një gabim gjuhësor i nëpunësit në gjykatë bëri që në vendim të shkruhej se viti i parë në burg ishte 1997 në vend të 1987, njoftoi gazeta “The Jakarta Globe”.

Kamaji është liruar të enjten pasi i tregoi ministrit Indonezian të drejtësisë gjatë një takimi që ai pati me të gjatë vizitës së ministrit në burgun e sigurisë së lartë në Javan Qendrore.

“Ne kuptuam gabimin që ishte bërë, kështu që ai u lirua menjëherë”, tha drejtori i burgut Sutrisman. Kamajai është dërguar në ambasadën e Tajlandës në Jakarta, njoftoi drejtori. /Telegrafi/