LAJMI I FUNDIT:

Për mosrespektim të masave të Qeverisë, arrestohet një person në Gjakovë

Për mosrespektim të masave të Qeverisë, arrestohet një person në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar veprimtarin e tij në një lokal duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, për masat e ndërmarra kundër përhapjes së COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:30 në fshatin Skivjan, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti është takuar duke ushtruar veprimtarin në një  lokal , duke mos e  respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/