Janë bërë më shumë se katër vjet prejse Kosova nuk e ka marrë asnjë njohje.
Shteti ynë e ka marrë njohjen e fundit nga Izraeli në shtator të vitit 2020, si rezultat i marrëveshjes së Washingtonit.
Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin. E Ministria e Jashtme nuk ka kthyer përgjigje për RTK-në as pas një javë përpjekjeje.
Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, e nënshkruar në Uashington më 4 shtator të vitit 2020, i solli Kosovës, njohjen e fundit të shtetësisë së saj.
Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike pas katër muajve. Nga atëherë, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje tjetër, madje as nga pesëshja e Bashkimit Evropian, Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia e Qiproja.
Shteti sllovak që mbetët në qëndrimin se pavarësia e Kosovës shkelë integritetin territorial të Serbisë, së fundmi njoftoi së në fund të vitit do të mbyllë zyrën ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, siç kanë thënë për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor.
E me gjithë përafrimin e marrëdhënieve që u pa në dy vitet e fundit me shtetin grek, njohja e shtetit të Kosovës nga helenet nuk duket në horizont, megjithatë në plot raste e ka përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.
“Të them të drejtën nuk kemi pa strategji të fokusuara, individuale, shtet për shtet, qeveri për qeveri, sepse kjo është mënyra më e mirë që të rrisësh potencialin për njohje të reja, nuk mundesh me strategjinë e njëjtë të lobosh në krejtë botën”, tha për RTK-në profesori Valon Myrtezaj.
Ndërkaq, ish- diplomati Blerim Canaj tha se qeveria nuk pati strategji të qartë të politikës së jashtme.
“Ne në këtë qeverisje nuk kemi pasur një strategji të qartë të politikës së jashtme e para, dhe e dyta, të gjitha njohjet, të gjitha anëtarësimet nga organizatat ndërkombëtare, gjithmonë janë bërë me përkrahjen e partnerëve, dhe tani jemi në një situatë, që edhe partner s’kemi, madje- madje, na është thënë qartazi disa herë nga partnerët amerikan”, tha.
Myrtezaj thotë se Kosova nuk duhet të harrojë se sa e rëndësishme është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare e për Canajn, Qeveria nuk u tregua e sinqertë me partnerët e saj.
“Nuk mund të themi që s’ka pasur lobim por rezultati nuk është parë, por nuk duhet reshtur së lobuari, një dimension tjetër është edhe anëtarësimi në institucione ndërkombëtare, sepse pesha e një shteti në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare në ditët e sotme matet nga njohjet bilaterale dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Myrtezaj
“Ne nuk kemi qenë të sinqertë me partneret tanë, kemi pasur ti kryejmë disa detyra, e nuk i kemi kryer, dhe nuk e kemi mbajtur fjalën kurrë, derisa edhe ata janë tërhequr nga ne”, deklaroi Canaj.
Mediumi për një javë ka insistuar për një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, por kjo e fundit nuk foli për njohjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët