LAJMI I FUNDIT:

Për instilacion zhvishen 1.000 veta

Për instilacion zhvishen 1.000 veta

Fotografi Spencer Tunick më 1 maj herët në mëngjes prezantoi instilacionin artistik “Everyday People” në Peel Park të Salfordit, i “punuar” prej njerëzve lakuriqë. Instilacioni është vendosur në tetë lokacione të fshehta në Salford dhe Mançester. Për këtë punim artistik ai kërkoi 1.000 vullnetarë, ndërsa u paraqitën katërfish më shumë.

“Ishte vërtet e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme kur sheh forma të ndryshme të trupave njerëzorë”, tha Victoria Denning, njëra prej vullnetareve. Vullnetarët janë transportuar nga një lokacion në tjetrin me autobusë me klimë për të mos u ftohur.

Tunick prej vitit 1992 ka punuar më shumë se 100 instalacione afatshkurtra në lokacionet e ndryshme kulturologjike. Njëri prej më të fundit ka qenë instilacioni para Operës në Sydney, ku pozuan lakuriq rreth 5.200 njerëz.