LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët njihen në Facebook dhe martohen

Pensionistët njihen në Facebook dhe martohen

Përkundër faktit se ajo është 77 vjeçe, ndërsa ai 82 vjeç, Barbara Moore dhe Laurenc Brocklesby nga West Yorkshirein, i lidhi rrejti social më i popullarizuar në botë - Facebook.

Edhe pse janë shumë më të vjetër se shumica e njerëzve që kanë një profil në Facebook, dy pleqtë e gjetën fatin falë mu këtij rrejti shoqëror në internet.

Moore filloi ta përdorë kompjuterin para katër vitesh, kur i vdiq bashkëshorti. Fëmijët e saj dhe nipat e mësuan se si ta hapte një profil në Facebook, ndërsa ish teknikja medicinale më pas u vu në kërkim të shokëve të vjetër të punës. Po ashtu ajo kërkoi miq të rinj dhe kështu gjeti Brocklesby.

Brocklesby para 16 vitesh mbeti i vejë. Me bashkëshorten e re së pari filloi muhabetin në Facebook. Më vonë filluan të shkëmbejnë mesazhi çdo ditë njëri-tjetrit. Pasi u njohën nëpërmjet internetit, filluan të bisedojnë edhe në telefon, ndërsa pas tre muajsh u martuan dhe tash do t’i presin Krishtlindjet si bashkëshortë. /Telegrafi/