LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Resursi njerëzor është më i vlefshmi për çdo shtet

Pendarovski: Resursi njerëzor është më i vlefshmi për çdo shtet

“Njeriu është resursi më i vlefshëm për çdo shtet. Fakti se një pjesë e madhe e demokracive të zhvilluara sot përballen me mungesë të fuqisë punëtore, është alarm për të gjithë ne se duhet seriozisht t’i përkushtohemi ruajtjes dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve”, shkroi presidenti Stevo Pendarovski në porosinë me rastin e 1 Majit, Ditës së punës.

Sipas tij, vetëm punëtorët e kënaqur janë punëtorë të suksesshëm dhe të motivuar të cilët mund të kontribuojnë për përparim dhe prosperitet të shtetit.

Për atë qëllim, siç potencoi Pendarovski, çdo punëtor duhet të ketë trajtim të drejtë nga ana e punëdhënësit, të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur në vendin e punës, të ketë kushte dinjitoze për punë, ndërsa puna e tij të jetë e vlerësuar në mënyrë adekuate.


“Detyrë e jona është t’i mbështesim angazhimet e organizatave sindikaliste, të ndihmojmë në avancimin e standardeve dhe kushteve për punë, me qëllim që të gjithë punëtorët të kenë mundësi të barabarta për realizim dhe zhvillim në planin profesional”, theksoi shefi i shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Kalo në kategori