Pendarovski për vizitë në Francë, nesër në takim me Macronin
Presidenti Stevo Pendarovski prej sot e deri më 13 nëntor do të qëndrojë në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin paqësor të Parisit, ndërkaq nesër, do të ketë takim me presidentin francez, Emannuel Macron.
Pendarovski do të ketë mundësi që drejtpërdrejtë nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negocimit me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fituam mundësi jashtëzakonisht të mirë si shtet të marrim pjesë në Konferencën paqësore të Parisit dhe t’i ekspozojmë argumentet e të dyja palëve dhe t’i dëgjojmë motivet e presidentit francez”, tha Pendarovski javën e kaluar në deklaratë për mediumet.
Ai paralajmëroi se para Macronit do ta përsërisë pozitën se eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë në atë rrugë, pavarësisht nëse kjo do të jetë sipas metodologjisë së deritanishme apo të re të cilën e komploton Franca.
“Nga ana jonë, unë kam ndër mend të them se pozita jonë është, se nuk kemi kurrfarë rezerve ndaj metodologjisë së re të paralajmëruar. Le të jetë edhe pesëfish më e fuqishme. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në lloj të tillë të negociatave dhe nuk kemi fare rezerva ndaj reversibilitetit eventual të procesit”, deklaroi Pendarovski.
Theksoi se reformat nuk i bëjmë për byrokratët evropianë, por për qytetarët tanë dhe ndryshimi i emrit nuk është aseti ynë i vetëm.
“Lirisht mund të na kthejnë prapa sa të duan, por me rëndësi është të fillojmë sepse me të vërtetë reflektuam në gjithçka që ishte kërkuar prej nesh gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi Pendarovski.
Të mos ketë iluzione, kërkoi Pendarovski, se mund të ekzistojë dikush në botë që do të shkojë dhe do ta bindë presidentin francez të na japë datë për negociata.
“Ne jemi shtet i vogël, kemi argumente të fuqishme të cilat do të thuhen në atë takim, megjithatë të mos shkojmë me pritje tejet të mëdha, sepse as Amerika, as Gjermania, askush asnjëherë nuk mund ta bindë presidentin e Francës”, deklaroi Pendarovski.
Shefi i shtetit, megjithatë, pret në periudhën në vijim të marrim sinjal më të fuqishëm nëse së shpejti do të mund të ndryshohet epilogu mjaft i pavolitshëm nga samiti i fundit evropian, para së gjithash Franca, e cila ishte kundër fillimit të negociatave inkaudruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Pendarovski, krahas takimit me presidentin Macron, nesër do të ketë edhe fjalim në forum, ku do të marrin pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania