LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Nuk mund të negociojmë për identitetin dhe gjuhën maqedonase, do të ishte çmenduri

Pendarovski: Nuk mund të negociojmë për identitetin dhe gjuhën maqedonase, do të ishte çmenduri

Shtylla e identitetit tonë është gjuha jonë, ndërsa pastaj historia, historia jonë e përbashkët, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë me “Euobserver”.

Sipas Pendarovskit, nuk është sekret që gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por është një gjuhë e veçantë, e ngjashme me bullgarishten, por “nuk është dhe nuk ishte bullgare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kodifikimi u bë në fund të Luftës së Dytë Botërore kur Republika Popullore e Maqedonisë u formua si pjesë e Jugosllavisë. Më parë, territori drejtohej nga Bullgaria, Serbia dhe në të kaluarën nga Perandoria Osmane. Përkundër kësaj, njerëzit që jetuan atje gjithmonë kishin identitetin e tyre etnik, thotë Pendarovski.


Për të, pretendimi i Bullgarisë se e gjithë historia jonë deri në 1945 ishte bullgare dhe se gjithçka, nga shekulli i 10-të deri në 1945 ishte bullgare, është e pakuptimtë.

“Ata thonë se maqedonasit etnikë ekzistojnë… por që një mëngjes në vitin 1944 u zgjuam dhe thamë “Po, ne me të vërtetë jemi maqedonas etnikë tani, por dje ishim bullgarë etnikë”. Kjo është marrëzi absolute historike”, shpjegon Pendarovski.

Dhe, siç shkruan Euobserver, nuk do të kishte rëndësi se çfarë mendon Bullgaria për këtë çështje, nëse Sofja nuk bllokon negociatat e pranimit derisa Maqedonia e Veriut të pranojë zyrtarisht pikëpamjet e saj.

Lidhur me qëndrimin bullgar se “gjuha dhe identiteti maqedonas nuk ekzistonin deri më 2 shtator 1944 dhe se krijimi i tyre ishte pjesë e formimit gjithëpërfshirës të një identiteti të veçantë jo-bullgar me qëllim të ndërprerjes së lidhjeve midis popullsisë lokale dhe Bullgarisë”, Pendarovski tha “nuk mund të pranojmë diskutim për këtë çështje … është çmenduri”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori