LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Nuk kemi çka të kërkojmë nga Sofja derisa të formojnë qeveri politike

Pendarovski: Nuk kemi çka të kërkojmë nga Sofja derisa të formojnë qeveri politike

“Derisa Bullgaria të formojë një qeveri politike dhe të formojë Kuvendin që do të ketë një mandat katër-vjeçar,  nuk kemi se çfarë kërkojmë nga Sofja”, tha Presidenti Stevo Pendarovski për “Sitel”.

Rekomandimi i tij është në këtë periudhë që Qeveria të përqendrohet në bashkëpunimin e veprimit me Bullgarinë që do të ndërtojë besimin, por jo të diskutojë pikat kryesore të ndarjes.

“Rekomandimi im për Qeverinë është që t’i përmbahet bashkëpunimit sektorial, veprimit dhe të mos përpiqet fare tani, në këtë periudhë, ose në tjetrën, nëse nuk kanë një shans për të formuar Qeveri, të bëjnë një përparim në ato çështje”, tha Pendarovski.


Lidhur me akuzat nga opozita se Qeveria po shet identitetin, Pendarovski tha se nuk ka diçka të tillë.

“Unë nuk mund të spekuloj nëse kjo ka ndodhur. Mund t’ju them vetëm se Kryeministri më tha që ishte diskutuar. Nga gjithçka që më tha Kryeministri, nuk ka diçka të tillë, as të shkruar dhe as verbale. Kjo është ajo që unë di”, tha Pendarovski.

Letra nga Ministria e Jashtme Bullgare, e cila u dërgua pas takimit të Këshillit Evropian, Pendarovski e vlerësoi si një dredhi të marketingut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori