LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Kurti: Flitet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Pendarovski-Kurti: Flitet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në margjinat e Konferencës për Siguri që po mbahet në Munih, ka realizuar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që kontribuojnë në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, me tregti të lirë që kontribuon në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, shkruan Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se në Konferencën për Siguri në Munih marrin pjesë edhe liderë botërorë dhe nga rajoni, në mesin e të cilëve edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri për Punë dhe Politikë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori