LAJMI I FUNDIT:

Pëllumbi shpërndarës droge

Pëllumbi shpërndarës droge

Pëllumbat postierë janë të dashur për njerëzit dhe ata që merren me këtë hobi të pazakontë kujdesen dhe i ruajnë si sytë e ballit për të marrë pjesë nëpër gara, se cili prej tyre do të fluturojë më gjatë dhe më larg.

Pasi dihet se ata mund të stërviten lehtë për të kaluar bile edhe kufijtë e shteteve, të burgosurit e një burgu në Kolumbi e stërvitën një pëllumb që t’i furnizojë me drogë brenda grilave.

Megjithatë, rojet e kapën një të tillë në oborr të burgut dhe ia konfiskuan porosinë. Ai nuk mundi ta kalonte rrethojën e lartë të burgut pasi malli që po barte ishte shumë i rëndë. Pëllumbi kishte të lidhur në këmbë 45 gramë marihuanë.

“Ky rast tregon imagjinatën e kriminelëve. Provuan të kontrabandojnë drogë nëpërmjet pëllumbit postier”, tha komandanti i policisë Jose Angel Mendoza në Bucaramanga. Trafikantët kolumbian të drogës janë të njohur për mënyrat interesante të trafikimit. /Telegrafi/